Kosova 7 Tetor 2022, 15:06

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti

Vuçiç: Kam informacione se Kurti po kërkon artileri me largësi prej më shumë se 10 km

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vlerësuar që deklarimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se rajoni është në rrezik nga Serbia, nuk janë më të besueshme për askënd.

Pas kthimit nga Praga ku u mbajt Samiti i Komitetit Politik Evropian, Vuçiq ka komentuar deklaratat e Kurtit se bashkëpunimi Beograd-Moskë është i rrezikshëm për rajonin.

“Askush më nuk e beson historinë e Kurtit për destabilizim”, ka thënë Vuçiq, shkroi të premten agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”.

Këto deklarime Vuçiq i ka bërë kur është pyetur për deklaratën e kryeministrit Kurti që Rusia në bashkëpunim me Serbinë po provojnë ta destabilizojnë Kosovën.

“Është një storie që e dëgjojmë për rreth tetë muaj rreth asaj si Rusia dhe Serbia do të pushtojnë”, ka thënë Vuçiq.

Prishtine Albin Kurti Aleksandar Vuçiq destabilizim Kosova Serbia

Kosova