
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç e ka zhvilluar një takim me Jake Sullivan, Këshilltarin për Siguri Kombëtare të presidentit amerikan Joe Sullivan.
Vuçiq para gazetarëve në Neë York, ka thënë se me zyrtarin e lartë amerikan ka folur edhe për Kosovën.
E pranon që për disa çështje nuk kanë mundur të gjejnë pajtim.
“Biseduam për të gjitha çështjet me rëndësi , edhe për Kosovën. Është me rëndësi që u njoha më të, ai është e ardhmja e politikës amerikane”, ka thënë Vuçiq, ka raportuar “rts”.
Ai ka treguar se takimi ka zgjatur më shumë sesa ishte planifikuar.
“Dhe kur biseda është e hapur dhe e sinqertë, gjithmonë duhet të sjellë ndonjë përfitim, nuk mund të them gjithmonë se duhet të jetë e dobishme, por sjell disa të mira”, ka thënë Vuçiq.
Serbia nuk i është përgjigjur kërkesës amerikane për vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse.
Kësisoj, Beogradi vazhdon të jetë në mes të Uashingtonit, Brukselit e Kremlinit.