
Wanda Nara ka dhënë një intervistë për një program të “Canale 5”, ku ka konfirmuar se sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, do të vijojë të jetë pjesë e skuadrës zi-kaltër edhe në sezonin e ardhshëm. Bashkëshortja menaxhere e argjentinasit ka treguar se tashmë Mauro është shumë më i qetë dhe se do të vijojë të shënojë gola për të ndihmuar skuadrën në arritjen e objektivave.
“Mauro është i qetë dhe i përqafon të gjithë, pasi nuk ka pasur probleme me asnjë prej shokëve të skuadrës. Tani po shënon dhe do vijojë ta bëjë, për të ndihmuar Interin në arritjen e objektivave. Mund të’ju them se do të jemi pjesë e Interit edhe sezonin e ardhshëm”, tha Wanda.