Bota16 Dhjetor 2018, 22:53

Wikileaks publikon dokumentat: Një ministër i Jashtëm në Ballkan është agjent i CIA-s (Emri)

Shkruar nga Pamfleti

Wikileaks publikon dokumentat: Një ministër i Jashtëm në Ballkan është agjent i CIA-s (Emri)

Në Maqedoni “kryefjala” e mediave është bërë një raport sekret i publikuar në faqen e Wikileaks, ku nga të dhënat rezulton se ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov është agjent i CIA-s amerikane.

Sipas këtyre dokumenteve, të cilave nuk u është identifikuar ende autenticiteti, Dimitrov ka qenë operativ i fshehtë i CIA-s, që ka spiunuar ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ish-presidentin Branko Crvenkovski në vitin 2008, transmeton Shqip.

Në atë kohë po zhvillohej procesi i zgjidhjes së problemit të emrit me Greqinë, dhe Dimitrov sipas Wikileaks është evidentuar si burim i mbrojtur i Ambasadës amerikane.

Ministri Dimitrov dhe autoritetet amerikane nuk kanë reaguar për lajmin e shpërndarë gjerësisht në media.

Rajoni