Sport 5 Nëntor 2018, 09:08

XhakaBoom tregon suksesin e Arsenal-it: Meritat kryesore i ka një njeri!

Shkruar nga Pamfleti
XhakaBoom tregon suksesin e Arsenal-it: Meritat kryesore i ka një njeri!

Granit Xhaka merr së shpejti shiritin e kapitenit të Arsenallit, e pranon edhe Emery

Mesfushori shqiptar Granit Xhaka e i jep shumë merita trajnerit Unai Emery në suksesin që po kalon Arsenal-i, pasi ka 14 ndeshje pa humbje radhazi.

“Në çdo lojë e dimë se çfarë bëjmë. E studiojmë me detaje kundërshtarin, ku është më mirë dhe ku jo. Trajneri Emery është i rëndësishëm, më ndihmon jo vetëm mua, por të gjithë lojtarët, me gjërat e vogla, gjërat taktike.

“Përmirësimi i shumë gjërave të vogla na ka ndryshuar. Ne kemi karakter të madh. Nëse jemi 1-0 në disavantazh, si për shembull kundër Liverpool, e kthejmë rezultatin dhe nuk është hera e parë.

“Ne e dinim se nuk do ta humbisnim këtë lojë, sepse ishim aq të mirë dhe treguam karakter përsëri. Nëse e shihni këtë ndeshje, mund të kuptoni se jemi gati për të zënë një vend mes katër të parëve në Premier League”.

Sport Arsenal Granit Xhaka