Vendimi është në fuqi prej shtatorit 2014, por nuk është zbatuar prej vetë kryebashkiakut të betonit, ashtu siç po ndodh dhe tani, që ai del e bën betime në media për bllokim, por i lejon mjetet e rënda në çdo orë të ditës në qendër të Tiranës, pasi ndërtuesit oligarkë e trafikantë kanë futur në thes kryeministrin Rama, ndërsa Lali Eri është thjeshtë firmosës lejesh ndërtimi dhe “piliveska”, që përdoret për t’i ngacmuar e kujtuar ndërtuesit se duhet të japin haraçin
Më maskën e gjoja shqetësimit për katrahurën e qarkullimit rrugor në kryeqytet, Erjon Veliaj ka sajuar një skenar konflikti farsë me oligarkët dhe trafikantët e tij ndërtues, duke aktruar sikur i dhimbsen nxënësit, qytetarët dhe ambulancat që vonohen në rrugë nga mjetet e rënda.
Prej 3 ditësh, ai ka udhëruar Policinë Bashkiake e nëpërmjet shef Edi Ramës edhe Policinë e Shtetit, për të mos lejuar kalimin brenda Unazës së Tiranës, të trajlerave me tulla, çimento, skela, hekur e auto-betoniere.
Sipas këtij urdhëri të dhënë këtë fillim-viti, kryebashkiaku Erjon Veliaj ndalon qarkullimin e mjeteve të ndërtimit në orarin 7:00-20:00, ndërsa ndërtuesit e kullave në qendër të Tiranës, ankohen se betoni nuk mund të hidhet natën, pasi rrezikohet jeta e punëtorëve.
Në fakt, as Lali Eri nuk e ka merakun e bllokimit të qarkullimit, sepse ka afro 7 vite në bashki dhe e ka bërë katrahurë qarkullimin në Tiranë, jo vetëm me ngushtim rrugësh e punimesh pa asnjë kriter e vlerë, por dhe me lejim mjetesh ndërtimi.
Po kështu, as oligarkët ndërtues nuk kanë merakun e rrezikut të jetës së punonjësve natën, sepse ata edhe natën hapin themele, vendosin skela e hedhin beton; dhe vetëm për vitet 2020-2021 u janë vrarë e plagosur rëndë 58 punëtorë, por i kanë mbyllur dosjet duke paguar horrat e drejtësisë me çeqe e klering apartamentesh.
Ditën e enjte, kryebashkiaku Erjon Veliaj u betua përsëri, se nuk do ta anulojë urdhërin, për ndalim-qarkullimin e trajlerave me materiale ndërtimi dhe aut-betoniereve nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 8 të mbrëmjes.
Mirëpo mjetet e oligarkëve e trafikantëve, vazhdojnë të kalojnë dhe para selisë së kryeministrisë, presidencës, drejtorisë së policisë, madje dhe para hyrjes së Bashkisë, duke e hedhur beton te kulla “Avdiaj-Mata” pranë Sahatit.
Burime konfidenciale brenda shoqatës së ndërtuesve, thonë se ky bllokim i autobetoniereve do zgjasë pak ditë e do hiqet në heshtje, mbasi është skenar presioni i Edi Ramës nëpërmjet Lali Erit, për të detyruar bosët e kullave të vazhdojnë të japin haraç.
Ky betim i xhambazit Erjon Veliaj, është tipik si në vitin 2015 kur kandidoi për kryebashkiak, dhe në emër të ruajtjes së mjedisit e zonave të gjelbëruara, u betua se nuk jepte asnjë leje ndërtimi brenda qendrës e zonës urbane të qytetit të Tiranës.
Mirëpo në 6 vite, ka dhënë leje për 4.5 milionë m2 kulla e pallate, mes tyre dhe kulla te Sahati, 9 kullat në ish-bllok, 5 kulla në zonën Hotel-Tirana-Pallati i Kulturës, 4 komplekset e Delijorgjit dhe 2 komplekset e pallateve “Arlis”, të ndërtuesit trafikant Armand Lilo, kunat i Fatmir Xhafajt.
Vendimi i qeverisë për mos lejimin e mjeteve të rënda të ndërtimit e të çdo lloji, nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 10 të darkës, është në fuqi qysh nga shtatori 2014, por nuk është zbatuar prej kryebashkiakut të betonit.
Sepse ndërtuesit oligarkë e trafikantë, kanë futur në thes kryeministrin Rama, ndërsa Lali Eri është thjeshtë firmosës lejesh ndërtimi e “piliveska” që përdoret prej Bablokut, për t’i ngacmuar e kujtuar, se duhet të derdhin haraçin e janarit 2022./Pamfleti