Sport 6 Tetor 2022, 18:03

Xhan Piero Ventrone nuk jeton më! Ndahet nga jeta “marinsi”, ish-ndihmësi i Lipit dhe Ançelotit te Juventusi

Shkruar nga Pamfleti
Xhan Piero Ventrone nuk jeton më! Ndahet nga jeta “marinsi”,

Xhan Piero Ventrone nuk jeton më! Ndahet nga jeta “marinsi”, ish-ndihmësi i Lipit dhe Ançelotit te Juventusi

Trajneri i njohur i fitnesit dhe ndihmësi i Antonio Kontes te Totenhemi, Xhan Piero Ventrone është ndarë nga jeta në moshën 62-vjeçare. Ai që u bë i njohur në kohën kur ishte te Juventusi duke qenë ndihmës i Marçelo Lipit dhe Karlo Ançelotit nga viti 1994 deri në vitin 2004, humbi betejën me leuceminë, e cila brenda pak ditësh nuk i la rrugëdalje.

Një fytyrë e njohur dhe e vlerësuar e futbollit jo vetëm në Itali, “marinsi”, siç u quajt për ashpërsinë e stërvitjes që u bënte lojtarëve, ishte sekreti i fshehur i fitoreve të Juventusit të drejtuar nga Marçelo Lipi, që shoqëronte atë si në ciklin e parë, midis viteve 1994 dhe 1999, dhe në atë në vijim, midis viteve 2001 dhe 2004. Në ato vite Juventusi fitoi 5 tituj të Serisë A, por edhe Champions League në vitin 1996 dhe Kupën e Botës për Klube vitin e ardhshëm.

Ciao, Gian Piero.

— JuventusFC (@juventusfc) October 6, 2022

Që nga nëntori i vitit të kaluar, kur Antonio Konte mori drejtimin e Totenhemit, Ventrone ishte thirrur nga ish-trajneri i Interit. Një partneritet i frytshëm, nisur nga rikthimi në Champions League i skuadrës londineze.

We are devastated to announce that fitness coach Gian Piero Ventrone has passed away.

He will be greatly missed by everyone at the Club and our thoughts are with his family and friends at this impossibly sad time.

— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) October 6, 2022

Sport trajneri i njohur i fitnesit dhe ndihmësi i Antonio Kontes te Totenhemi Xhan Piero Ventrone