Showbiz23 Nëntor 2022, 12:52

Xhelozia ‘i heq trurin’ 23 vjeçares, i vë flakën shtëpisë së të dashurit: M’u përgjigj një femër në telefon

Shkruar nga Pamfleti

Xhelozia ‘i heq trurin’ 23 vjeçares, i vë flakën shtëpisë së të dashurit: M’u përgjigj një femër në telefon

Një 23-vjeçare në Teksas të SHBA-ve i vuri zjarrin shtëpisë së partnerit të saj, pasi sipas saj, ai e ka tradhtuar me një tjetër.

Siç raportojnë mediat e huaja, pasi e reja i ka vënë zjarrit shtëpisë së partnerit, e ka telefonuar dhe i ka treguar me kamera se i dogji shtëpinë për shkak të tradhtisë.

Ngjarja ka ndodhur të dielën e 20 nëntorit.

Zjarri në shtëpinë e partnerit shkaktoi dëme me vlerë 50 mijë dollarë, ndërsa 23-vjeçarja u arrestua të hënën me akuzën e veprës penale vjedhje dhe zjarrvënie të qëllimshme. Ajo gjithashtu u gjobit me 165 mijë dollarë.

Sakaq mësohet se gruaja misterioze me të cilën 23-vjeçarja pretendonte se e tradhtonte partneri, ishte kushërira e tij.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Lifestyle #23 vjecarja xheloze #flake shtepise Teksas