Xherdan Shaqiri vazhdon formën e mirë me skuadrën e Çikago Fajër në kampionatin amerikan të futbollit. Skuadra e tij nuk shkoi më shumë se një barazim 3-3 në transfertë me Nju Jork Red Bull në kuadër të javës së 12.
Ky barazim erdhi si meritë e yllit shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili shënoi golin e fundit për skuadrën e tij, në minutën e 89. Gjilanasi do i jepte epërsinë Çikagos për 2-3, por në minutat shtesë, ekipi i tij do të pësonte gol. Me këtë realizim, Shaqiri shkon në kuotën e tri golave me Çikago Fajër, duke asistuar pesë herë për shokët e skuadrës.