Aktualitet12 Tetor 2018, 12:22

‘Xhisiela’ çon në Prokurori Lulzim Bashën, kreu i PD përballje të fortë me drejtësinë dhe Taulant Ballën

Shkruar nga Pamfleti
‘Xhisiela’ çon në Prokurori Lulzim Bashën, kreu i

'Xhisiela' çon në Prokurori Lulzim Bashën, kreu i PD përballje të fortë me drejtësinë dhe Taulant Ballën

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbërritur këtë mesditë në Prokurorinë e Tiranës për të dëshmuar për çështjen ‘Xhisiela’, dosja që ka trazuar jo pak politikën shqiptare.

Basha është ftuar të paraqitet këtë të premte në Prokurorinë e Tiranës, për të dhënë deklarime, pasi është kallëzuar nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, për kallëzim të rremë e shpifje.

Sipas Ballës, kryeopozitari në bashkëpunim me ish-nënkomisarin Emiljano Nuhu e gazetarin Basir Collaku, sajuan një skenar me qëllim dëmtimin e imazhit të tij. Kjo lidhet me denoncimin publik që ish-nënkomisari Nuhu, bëri gjatë një interviste që realizoi me gazetarin Basir Collaku, ku pretendonte se është kërcënuar me armë në zyrën e tij të punës në stacionin e policisë së Fushë Krujës, në prani të deputetit socialist Balla.

Emiljano Nuhu pretendon se gjithcka ndodhi në momentin kur tentoi të arrestonte Rexhep Rrajën, djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja, i cili ishte denoncuar nga ish-e dashura Xhisiela Maloku për dhunë e përndjekje.

Intervista e Nuhut u transmetua edhe nga selia e PD dhe Lulzim Basha hodhi akuza të rënda ndaj socialistit Balla. Për të gjitha këto, kryedemokrati pritet të japë shpjegime sot përpara grupit të hetimit.

Aktualitet Lulzim Basha Taulant Balla Xhisiela Maloku