Bota 4 Qershor 2018, 09:46

Xhorxh Soros ”fut në kthetra” politikën italiane, sulmon ministrin e ri të Brendshëm: Matteo Salvini paguhet nga

Shkruar nga Pamfleti
Xhorxh Soros ”fut në kthetra” politikën italiane, sulmon

Xhorxh Soros ''fut në kthetra'' politikën italiane, sulmon ministrin e ri të Brendshëm: Matteo Salvini paguhet nga Putin

Gjatë një deklarate në Festivalin e Ekonmik të Trentos, miliarderi hungarez, Xhorxh Soros ka akuzuar qeverinë e re italaine sit ë afërt me interesat ruse. Akuzat e tij ai i fokusoi kryesisht te ministri i Brendshëm Matteo Salvini, i cili paguhet me paratë e Putin.

Sipas Soros-it, presidenti rus kërkon të dominojë Europën. ‘’Opinioni publik italian ka të drejtë të dijë nëse Salvini është në pagesë nga Putin”, tha Soros.

I menjëhershëm ka qenë reagimi nga ministri i Brendshëm, njëkohësisht drejtues i Lega-s, që ka mohuar të ketë marrë një lirë, euro, apo një rubël nga Rusia, ndonëse ka shtuar se:

“Konsideroj Putinin si një ndër burrat më të mirë të shtetit dhe më vjen turp që në Itali ftohet të flasë një spekullator i paskrupullt si Soros.”

Bota Matteo Salvini Vladimir Putin Xhorxh Soros