Politike30 Nëntor 2022, 00:13

Xhubleta shqiptare në UNESCO, Yuri Kim përshëndet vendimin: Është një nga veshjet më të bukura në botë

Shkruar nga Pamfleti
Xhubleta shqiptare në UNESCO, Yuri Kim përshëndet vendimin:

Foto Ilustruese

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka përshëndetur vendimin për regjistrimin e xhubletës shqiptare si pasuri e trashëgimisë kulturore të ??????.

Përmes një postimi në Twitter, Yuri Kim uron ministren e kulturës, Elva Margariti, ndërsa thotë se xhubleta shqiptare është një fustanet më të bukur në botë, saqë është e mrekullueshme ta shohësh atë të mbrojtur dhe promovuar.

“Xhubleta është një nga fustanet më të bukur në botë. Është e mrekullueshme të shohësh trashëgiminë kulturore të njohur, të mbrojtur dhe të promovuar. Urime! @ElvaMargariti”, shkruan Kim.

Veshja shqiptare 4 mijë-vjeçare, xhubleta është pranuar në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s, si “dhuratë” për 110-vjetorin e pavarësisë. Veshja simbol e trashëgimisë tonë është tashmë pasuri e gjithë njerëzimit.

Por çfarë është Xhubleta?

Veshje tipike e grave në Shqipërinë Veriore, mbi lumin Drin, Nikaj-Mërturi e Rugova, Malësi e Madhe dhe shqiptarë të Malit të Zi, në zonën e Nën Shkodrës deri në Breg të Matit ku malësorët e Malësisë së Madhe kanë zbritur.

Xhubleta e Malësisë është trashëgimi e qartë e prejardhjes ilire të kulturës tone, që malsorët e përcollën deri në vitet 1950-1960, pra përbën një nga elementët identifikues të veshjes popullore shqiptare, nëpërmjet motiveve, ku emblema për të gjitha është shqiponja. Xhubleta përmban një seri simbolesh ku paraqesin lidhjet me fenë katolike, besimin te Zoti, dashurinë dhe thekson bukurinë e femrës malësore.

Politike Yuri Kim ??????