Sport 1 Korrik 2022, 20:56

Xhudo dhe qitja nuk arritën rezultatet e pritshme, atleti Franko Burraj kualifikohet në finalen e garës së 400 m

Shkruar nga Pamfleti
Xhudo dhe qitja nuk arritën rezultatet e pritshme, atleti Franko Burraj

Xhudo dhe qitja nuk arritën rezultatet e pritshme, atleti Franko Burraj kualifikohet në finalen e garës së 400 m

Nëse paradite, xhudisti Erson Ramaj në kategorinë deri në 90 kg dhe Kristina Anxhara në disiplinën e qitjes me pushkë 10 m për femra, nuk arritën rezultatet e pritshme, 23-vjeçari shkodran Franko Burraj, solli entuziazën në kampin kuqezi të shqiptarëve në Oran të Algjerisë, ku po zhvillohen Lojërat e 19 Mesdhetare.

Në garën e tij të preferuar të 400 metrave për meshkuj, ai u rendit në vendin e dytë në baterinë e tij me kohën 46.26 sekonda, duke siguruar edhe një vend për finalen e kësaj gare.

Gara finale e 400 metrave për meshkuj, sipas planifikimit të organizatorëve, do të zhvillohet nesër në orën 20:00, ku midis finalistëve do të jetë edhe atleti shqiptar Franko Burraj, i cili me rezultatin e arritur, do të jetë një pretedent i fortë për një vend midis fituesve.

Sport atleti shqiptar Erson Ramaj Franko Burraj Kristina Anxhara qitësja xhudisti