Anti-Mafia25 Janar 2023, 13:38

“Xhuxhi” i KPP, Jonaid Myzyri, batërdi pazaresh me gjykimin e 1867 tenderëve në shtator 2020-dhjetor 2022

Shkruar nga Pamfleti
“Xhuxhi” i KPP, Jonaid Myzyri, batërdi pazaresh me gjykimin e

“Xhuxhi” i KPP, Jonaid Myzyri, batërdi pazaresh me gjykimin e 1867 tenderëve në shtator 2020-dhjetor 2022

Me vendimet e paligjshme, ky xhambaz po siguron “bereqet” për Bablokun, ministrat, drejtorët, kryebashkiakët dhe për xhepin e tij, duke realizuar pazaret sipas listës së bizneseve klienteliste e të besuara, që paguajnë më shumë haraç dhe financojnë fushatat zgjedhore të PS

Numri i ankesave të shumta, që adresohen në Komisionin e Prokurimit Publik për tenderët klientelistë, tregon korrupsionin masiv mes qeveritarëve e firmave që paracaktohen fituese.

Ndërsa trefishimi i ankesave dhe denoncimet e kallëzimet penale ndaj  Komisionit të Prokurimit Publik, bërë gjatë periudhës shtator 2020- dhjetor 2022, kanë shkak pazaret që bën kryetari i këtij institucioni, Jonaid Myzyri, në gjykimin e tenderëve.

Për të bërë pazaret me pronarët e firmave që çoheshin në ankimim dhe për të nxjerrë jashtë loje bizneset që kanë të drejtë, “xhuxhi” Jonaid Myzyri u emërua në këtë detyrë nga kryeministri Edi Rama; mision të cilin po e kryen me “bereqet” për Bablokun, ministrat, drejtorët  e për vete.

Në periudhën shtator- dhjetor 2020 pasi u emërua në detyrë, Jonaid Myzyri ka gjykuar 268 ankesa për tenderët: 210 të bëra nga bizneset dhe 58 nga autoritetet kontraktuese shtetërore, për 180 prej të cilave ka dhënë vendime të paligjshme e klienteliste.

Në vitin 2021, ka gjykuar 769 ankesa: 282 të bëra nga bizneset dhe 203 të bëra nga institucionet  kontraktuese; ministri, drejtori qendrore e rajonale, bashki, prefektura, agjenci, inspektoriate e kompani shërbimesh shtetërore si FSHZH, OSHEE, KESH, OST, Rrugët etj.

Sipas ri-ankesave në Agjencinë e Prokurimeve Publike dhe denoncimeve e kallëzimeve në SPAK, “e-albania” dhe te drejtoria anti- korrupsion në kryeministri, rezulton ky bilanc:

Nga 758 vendime që ka dhënë Jonaid Myzyri, 463 kanë qenë në favor të korrupsionit të bërë nga drejtuesit shtetëror me tenderët; 162 në favor të firmave që kanë dhënë ryshfet ose kanë lidhje politike e qeveritare, ndërsa vetëm për 133 ankesa ka dhënë vendime të drejta ligjore.

Në vitin 2022, “xhuxhi” xhambaz Jonaid Myzyri, ka gjykuar 794 ankesa tenderësh, për të cilat ka dhënë  841 vendime, ku bie në sy fakti se 47 vendimet tepër, i ka dhënë fillimisht në favor të shtetit, pastaj i ka anuluar e i ka dhënë në favor të pronarëve të kompanive.

Ndërsa gjatë muajit janar 2023, nga 33 ankesa ka gjykuar 22, prej të cilave 14 i ka lënë në fuqi sipas pazareve që kanë bërë drejtuesit shtetërorë, 5 i ka dhënë në favor të bizneseve klienteliste dhe 3 i ka gjykuar në përputhje me ligjin. Po përmendim 4 raste:

NË VIJIM/  Do publikojmë fakte, me nga 15-20 vendime antiligjore tenderësh mbi 1 milionë Euro, që Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik, “xhuxhi” xhambaz Jonaid Myzyri, ka dhënë në favor të 20 bizneseve të lidhur me kupolën e pushtetit dhe më të./Pamfleti

Anti-Mafia “Pamfleti” #“Xhuxhi” i KPP #Antikorrupsion #batërdi pazaresh #me gjykimin e 1867 tenderëve në shtator 2020-dhjetor 2022 Jonaid Myzyri