alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Yield-et e Bonove bien në ankandin e parë pas Eurobondit

03/12/2021, 14:39
ne Ekonomi
A A
Yield-et e Bonove bien në ankandin e parë pas Eurobondit

Yield-et e Bonove bien në ankandin e parë pas Eurobondit

Interesat e Bonove të Thesarit në tregun primar kanë pësuar menjëherë rënie në ankandin e parë që pason emetimin e Eurobondit.


-Lexo edhe:

Rritet çmimi i benzinës dhe ulet i naftës, Bordi i Transparencës përcakton kuotat për tregtimin e karburantit

Ndryshe nga xhepat e qytetarëve, rritja e çmimeve mbush arkën e shtetit

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se bonot 12 mujore u emetuan me një yield mesatar të ponderuar 1.63%, nga 1.71% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm. Qeveria siguroi një financim prej 6.8 miliardë lekësh, ndërsa shuma e kërkesave të paraqitura në ankand ishte rreth 8.9 miliardë lekë. Prorata apo përqindja e pranuar e ofertave konkurruese në ankand ishte relativisht e ulët, me 40.4%.

Qeveria shqiptare emetoi në muajin nëntor Eurobonde për 650 milionë eurosh në Bursën e Londrës. Këto para do të përdoren për të shlyer detyrime të borxhit të jashtëm, por edhe për të financuar deficitin buxhetor që do të krijohet, kryesisht gjatë vitit 2022. Një nga efektet e financimit të deficitit me huamarrje të jashtme është ulja e kërkesës për financim në tregun e brendshëm valutor. Në parim, një strategji e tillë shton likuiditetin e lirë në treg dhe ushtron trysni ulëse të yield-eve. Një tendencë e tillë u vërejt qartë në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, pas Eurobondit të qershorit 2020. Reagimi i parë i tregut duket i ngjashëm edhe pas Eruobodnit të këtij viti. Ndryshimi aktualisht është se tregjet po përballen me dilemën e një rritjeje të pritshme të normave të interesit gjatë vitit të ardhshëm. Por, për momentin kjo pritshmëri nuk po reflektohet shumë në tregun financiar shqiptar.

Norma e inflacionit në Shqipërisë është ende larg niveleve që po regjistrohen në SHBA dhe në Eurozonë. Sipas Instat, për muajin tetor inflacioni vjetor ishte 2.4%, afërsisht sa gjysma e inflacionit në Eurozonë dhe poshtë objektivit prej 3% të bankës qendrore. Megjithatë, inflacioni relativisht i ulët lidhet me kohën e nevojshme të transmetimit dhe projeksionet e Bankës së Shqipërisë e vendosin atë në rritje gjatë muajve të ardhshme.

Pritshmëritë për inflacionin në të ardhmen e afërt maten kryesisht nëpërmjet Treguesit të Presioneve të Huaja Inflacioniste (TPHI), që u zgjerua me 9.3% në terma vjetorë gjatë tremujorit të tretë 2021. Nga analizat historike, është konstatuar se ky tregues paraprin zhvillimet në komponentin e inflacionit të importuar me rreth 3-5 muaj. Rrjedhimisht, rritja e fortë e tij në tremujorin e tretë pritet të sjellë një kontribut në rritje të inflacionit të importuar sidomos duke filluar nga tremujori i parë i vitit të ardhshëm.

Mbështetur në këto pritshmëri, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë paralajmëroi në nëntor se gjatë vitit 2022 mund të nisë normalizimi i politikës monetare, që në rastin e Shqipërisë do të nënkuptonte rritjen e normave të interesit. Pavarësisht këtyre sinjaleve, tregu ende nuk duket se po percetpon një shqetësim të madh për rritjen e normave të interesit. Kjo dëshmohet nga stabiliteti, me tendencë madje në rënie të lehtë, të yield-eve të borxhit të qeverisë. Bilancet e shëndetshme të sektorit bankar dhe likuiditeti i lartë në tregun financiar vendas po rezultojnë përcaktuese në ruajtjen e yield-eve të ulëta të instrumenteve të borxhit publik, megjithëse mjedisin e trazuar global./Monitor


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

tona
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Ekonomi

Rritet çmimi i benzinës dhe ulet i naftës, Bordi i Transparencës përcakton kuotat për tregtimin e karburantit

18/05/2022, 17:53
Ndryshe nga xhepat e qytetarëve, rritja e çmimeve mbush arkën e shtetit
Ekonomi

Ndryshe nga xhepat e qytetarëve, rritja e çmimeve mbush arkën e shtetit

18/05/2022, 8:21
Raporti vjetor, Moneyval: Shqipëria nuk përmirësoi masat e parandalimit të pastrimit të parave
Ekonomi

Raporti vjetor, Moneyval: Shqipëria nuk përmirësoi masat e parandalimit të pastrimit të parave

18/05/2022, 7:40
Ekonomi

Eksportet rriten me 49% për janar-prill, por thellohet deficiti tregtar nga importet e larta

17/05/2022, 22:22
Ekonomi

Misioni i FMN “zbarkon” në Tiranë, në “lupë” vendimmarrjet e bordit të naftës dhe atij të ushqimeve!

16/05/2022, 18:41
Ekonomi

Komisioni Europian ul parashikimin për rritjen ekonomike në Shqipëri

16/05/2022, 15:26
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Senati miraton fondin për qeverinë amerikane

Senati miraton fondin për qeverinë amerikane

Kosova regjistron 13 raste pozitive me Covid, asnjë viktimë në 24 orë

Kosova regjistron 13 raste pozitive me Covid, asnjë viktimë në 24 orë

Lajmi i Dites

Frika e Ilir Metës për tu përballur me gazetën austriake dhe turpi i “analistëve”

Frika e Ilir Metës për tu përballur me gazetën austriake dhe turpi i “analistëve”

18/05/2022, 20:07

Lajmet e fundit

Frankfurti në majën e vogël të Europës, gjermanët I falen penalltive, Rejnxhërsin e ‘tradhton’ Aron Ramsej

Frankfurti në majën e vogël të Europës, gjermanët I falen penalltive, Rejnxhërsin e ‘tradhton’ Aron Ramsej

19/05/2022, 0:04
Nuk ka fitues në kohën e rregullt, kampioni i ri i Ligës së Europës vendoset në shtesë

Nuk ka fitues në kohën e rregullt, kampioni i ri i Ligës së Europës vendoset në shtesë

18/05/2022, 23:09
Macron propozon një “paradhomë” për vendet që synojnë integrimin në BE, preket edhe Shqipëria

Integrimi/ Macron: Bullgaria dhe RMV-ja, të angazhohen më tepër në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

18/05/2022, 23:08

Mirë që “ikën”, po pse njëherësh: Berisha bën si Jobs, Meta si “Mesia”, Kryemadhi…!

18/05/2022, 22:59

SHBA rihap ambasadën në Kiev, Blinken: Ne qëndrojmë me krenari dhe vazhdojmë të mbështesim popullin e Ukrainës

18/05/2022, 22:54
Çfarë do të thotë ligji ushtarak në Ukrainë?

Çfarë do të thotë ligji ushtarak në Ukrainë?

18/05/2022, 22:48
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Mazhoranca ka rënë dakord me draftin e kreut të Grupit Parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj, për kushtet dhe kriteret për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #salianji #presidenti #edirama #kryeminister
  • Deklarata e Ilir Metës për të hedhur në gjyq ‘Kronen Zeitung’ është si premtimi i Sali Berishës për të hedhur në gjyq në Paris Antoni Blinken

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #ilirmeta #president #gazeta #austria #saliberisha #edirama #lulzimbasha
  • Ai vendim i qeverisë amerikane shkaktoi natyrisht një shock politik në Shqipëri, e në radhë të parë tek opozita shqiptare, e cila e kishte pasur Sali Berishën lider të saj për 30 vjet.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #saliberisha #nongrada #amerika #politik #spak #korrupsion

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In