Sport24 Mars 2018, 18:58

Ylli i ardhshëm i liverpool, gjobitet me 415.000 euro

Shkruar nga Pamfleti
Ylli i ardhshëm  i liverpool, gjobitet me 415.000 euro

Ylli i ardhshëm i liverpool, gjobitet me 415.000 euro

Naby Keita, mesfushori i Leipzig që do të transferohet te Liverpool në fundin e këtij sezoni, është gjobitur me 250.000 euro për shkak se ka përdorur një patentë të falsifikuar. Gjykata e Lajpcigut e ka dënuar lojtarin të paguajë 5.000 euro në ditë për 50 ditë.

Keita është akuzuar se ka paraqitur dokumente false në dhjetorin e 2016-ës dhe e ka bërë një gjë të tillë edhe gjashtë javë më vonë. Ai është gjobitur 415.000 euro fillimisht, por avokati i tij ka apeluar për një ulje.

23-vjeçari do të transferohet në Premier League në fundin e këtij sezoni dhe do të jetë pjesë e Liverpool-it të Jurgen Klopp. Paraqitjet e mira kanë vazhduar edhe në sezonin aktual për Keita, i cili ka luajtur 31 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe ka ndihmuar ekipin e tij të kualifikohet në çerekfinalet e Europa League.

Sport gjobitet me 415.000 euro Ylli i ardhshëm i liverpool