Sport12 Shtator 2018, 09:37

Ylli i Barcelonës feston datëlindjen në Madrid, kryeqytetasit e “rrjepin”

Shkruar nga Pamfleti
Ylli i Barcelonës feston datëlindjen në Madrid, kryeqytetasit e

Munir El Hadadi është një nga lojtarët më premtues të Barcelonës. Au u kthye nga trajneri Valverde, pasi ishte i huazuar te Alavesi sezonin e kaluar ku shënoi 10 gola. 

Lojtari festoi 23-vjetorin e lindjes para disa ditëve, por jo gjithçka ka shkuar në mënyrën më të mirë. Sulmuesi i Barcelonës zgjodhi Madridin dhe diskotekën “Tiffany’s”.

Munir mbasi ka festuar ditën e tij të lindjes për shtatë orë rresht, është habitur kur ka parë faturën prej 16 mijë eurosh. Lojtari ka debatuar me pronarët e diskotekës, duke pretenduar që nuk ishte konsumuar gjithçka që ishte shkruar në faturë dhe ka refuzuar të paguajë shumën.

Menaxherët e lokalit kanë thirrur policinë, që ka qetësuar situatën dhe në fund është vendosur të “modifikohet” shifra me 1 mijë euro. 

Sport Barcelona Madrid