Sport23 Shtator 2022, 22:51

Ylli i Napolit dërgon Anglinë në Grupin B të Ligës së Kombeve, Hungaria trondit Gjermaninë në shtëpi

Shkruar nga Pamfleti
Ylli i Napolit dërgon Anglinë në Grupin B të Ligës

Ylli i Napolit dërgon Anglinë në Grupin B të Ligës së Kombeve, Hungaria trondit Gjermaninë në shtëpi

Grupi 3 i Ligës A në Ligën e Kombeve ka dhuruar sot dy rezultate të bujshme të cilat kanë dekretuar jo vetëm kthimin në garë të Italisë për të shkuar në finalet e turneut, por edhe rënien e paparashikuar të Anglisë në Ligën B.

Në ndeshjen e luajtur në “San Siro”, Italia është treguar cinike, duke fituar 1-0 falë golit të Raspadorit në pjesën e dytë. “Axurrët” administruan me shumë rregull pjesën e parë, pasi nuk lejuan anglezët thuajse asnjëherë t’i afroheshin portës së Donarumës. Kur ata nisën të sulmonin në pjesën e dytë, i goditën në kundërsulm me anë të një magjie të Raspadorit.

Më pas, administruan në qetësi lojën dhe iu afruan disa herë golit të dytë, ndonëse iu desh edhe që Donaruma të bëhej përsëri protagonist në “San Siro” me pritjet e tij për të evituar barazimin e anglezëve. Fitorja çon Italinë në kuotën e 8 pikëve, duke u renditur pas Hungarisë, e cila në mënyrë surprizë mundi 1-0 Gjermaninë në Lajpcig. Hungarezët dhe italianët do të ndeshen javën e ardhshme në sfidën direkte për vendin e parë në grup, ndërsa Angli-Gjermani luhet për statistikë, pasi tashmë anglezët kanë rënë në Ligën B.

Ndërkohë, në Ligën A në edicionin e ardhshëm do të ngjitet Bosnjë Hercegovina e cila mundi Malin e Zi dhe siguroi vendin e parë, ashtu si edhe pjesëmarrjen në play-off të “EURO 2024”.

Sport Anglia Gjermania Hungaria Italia Liga e Kombeve