Politike26 Korrik 2022, 20:40

Ylli Manjani foltorist i devotshëm, nuk i ndahet Berishës dhe nis presionet ndaj Apelit për çështjen e statutit

Shkruar nga Pamfleti
Ylli Manjani foltorist i devotshëm, nuk i ndahet Berishës dhe nis

Ylli Manjani është kthyer në besnik të foltores. Berisha e mban me vete kudo shkon. Sot ish-kryeministri mbajti një takim me itelektualë dhe mes tyre u shfaqën Manjani dhe disa besnikë të tjerë.

Por duke qëndruar te Ylli i “Foltores”, ky i fundit nisi presionet ndaj Gjykatës së Apelit, e cila ka në dorë fatin e PD.

Mbështes idenë e një vjeshte proteste. Diçka që ia vlen, elbasanlliu, sarandjoti, tropojani kanë nevojë të protestojnë në vendin e tyre. Kam dëshirë t’i bëj thirrje Gjykatës së Apelit Tiranë të mbajë vetëm një premtim që e ka bërë vetë në një deklaratë publike ku kërkonte që mos të kishte presion për të gjykuar. PD duhet të formalizohet një orë e më parë, është shumë vonë, nuk ka kuptim kjo histori. Merreni atë vendim dreqi e mori, mbylleni këtë histori”, tha ai.

Manjani duket se është infektuar nga Berisha edhe në retorikën e tij. Ai sulmoi Bashën dhe Alibeajn, ndërsa dha sinjale se sido që të jetë vendimi i gjykatës, Saliu nuk lëviz nga karrigia.

Nuk e di çfarë duhet bërë më shumë se sa kaq. Edhe Alibej-Basha ka kërkuar të gjykohet shpejt kjo çështje. Kjo është çështje e interesit publik. Të sqarohet një orë e më parë, jo se ka problem përfaqësimi se e ka treguar populli. Gjykata e Apelit Tiranë, të ketë kurajon e nevojshme për të gjykuar sa më parë historinë, që s’besoj se meriton as gjykim”, tha Manjani.

Politike Berisha Manjani