Kiara Tito dhe Young Zerka janë dy prej figurave më të përfolura për sa i përket jetës së tyre private.
Young Zerka është komentuar më parë për lidhjen me Ronela Hajatin, që duket se i përket së shkuarës.
Nga ana tjetër, moderatorja Kiara Tito ka qenë në vëmendjen e mediave rozë për një histori problematike me ndarje e ribashkime me Butrint Imerin.
Por, duket se pasi kanë hedhur pas krahëve historitë e tyre të gjata me këngëtarë, ata mund të kenë nisur një histori të re me njëri-tjetrin.
Ajo që ngriti dyshimet se Kiara dhe Zerka mund të jenë në një lidhje, është pikërisht një foto e publikuar në “Insta Story”, ku Zerka është në shoqërinë e moderatores.
“Date” ka shkruar këngëtari në foton e publikuar që nënkupton takim romantik dhe ku ka marrë shumë komente. Gjithashtu, edhe Kiara ka publikuar një foto me Young Zerkën me po të njëjtin përshkrim.
“Date në Shiko kush luan”, ka shkruar Kiara në foton e publikuar, ndërsa janë përzgjedhur si të ftuarit në emision. Burime pranë çiftit kanë deklaruar se kjo ishte dhe arsyeja pse Luana i ftoi të dy në emision, në mënyrë që të kishte ekskluzivitetin e lidhjes së tyre në programin e saj.
Për Zerkën kjo do të jetë një histori e re, ku ai në vend të këngëtares zgjedh një moderatore televizive.
Ndërsa për Kiarën historia përsëritet, pasi ajo nga një këngëtar sërish në krahët e një këngëtari, pikërisht Young Zerkës. Ndërkohë për Zerkën kjo do të jetë historia e re me një vajzë të njohur, pesë muaj pas ndarjes nga Ronela Hajati.
Ishte vetë Hajati që konfirmoi ndarjen nga partneri i saj prej më shumë se pesë vitesh. Ronela tha se ‘izolimi e ndihmoi të rigjente veten dhe t’ia niste punës’. Ajo theksoi se ‘është e kotë të kërkosh gjëra, për të cilat nuk e di nëse do të ndodhin ndonjëherë’.
Vetë Zerka këtë herë heshti, por duket se qëndrimin e tij ndaj kësaj marrëdhënieje e kishte bërë të qartë muaj më parë. Gjatë një interviste së fundmi, Young Zerka rrëfeu disa detaje nga jeta e tij dhe marrëdhënia që kishte me Ronelën.
Ai tregoi përse kishte qenë ishte aq i rezervuar kur vinte puna te lidhja e tij me Ronelën dhe u shpreh se ende nuk kishte vendosur për të krijuar familje, ndonëse kishin 5 vite bashkë.
Nga ana tjetër, Kiara Tito provoi në verë të rikthehej në krahët e Butrint Imerit pasi i theu zemrën. Prezantuesja Kiara Tito dhe këngëtari Butrint Imeri për rreth dy vite u përfolën për një lidhje mes tyre, për të cilën asnjëherë s’kishin folur hapur, përveç Kiarës, e cila rrëfeu se bëhej fjalë për një lidhje toksike.
E pasi ajo pohoi se i kishte dhënë fund kësaj historie që vetëm e bënte të ndihej keq, ata u panë me pushime çift në plazhin e Dhërmiut. U tha se Kiara e vuajti aq shumë ndarjen nga këngëtari, sa kur u pyet në “InstaStory” nëse kishte pasur lidhje me ndonjë të famshëm, ajo iu përgjigj “Jo”.
Burime pranë çiftit treguan se me pushimet në Dhërmi ata i dhanë dhe një shans tjetër njëri-tjetrit, por që tashmë janë ndarë sërish. Le të shohim se si do t’i ecë Kiarës njohja romantike me një tjetër djalë të muzikës, Zerkën.