Editorial26 Janar 2023, 13:29

Yuri Kim dhe Edi Rama po “filtrojnë” ujërat e “zeza” të mafies

Shkruar nga Pamfleti
Yuri Kim dhe Edi Rama po “filtrojnë” ujërat e

Yuri Kim dhe Edi Rama po “filtrojnë” ujërat e “zeza” të mafies

E pra njerëz, kështu është shkruar, kur zullumet trashen, këputet litari ku është më i trashë.  Nejse, gjithçka e mirë është përpara nesh, edhe nëse fshihen, s’ka gjë, do kemi lajme të pa dëgjuara deri më sot… 

Shkruan Sokol Pepushaj

Mos u kërkoni as Bablokut as ambasadores amerikane të rrëfejnë “gjynahet” nëpër “tunelet” e korrupsionit mes mafies dhe FBI-së.

A nuk kemi thënë në vazhdimësi se Shqipëria ishte një “eksperiment”, se të gjithë shtiren sikur punojnë në shërbim të demokracisë e lirive njerëzore, por i bashkonte kënga e fshatit tonë, “Çuditet i dobëti së çfarë bën i forti”.

Të dobëtit prej mijëra vitesh presin ç’po ndodh?

Rreth 1300 vjet përpara Krishtit, kur Mesia Taulant, u mbyllte “kapakët” e jetës tokësore kundërshtarëve të mafies në Elbasan, është shkruar se Shqipëria e Vogël do jetë “Varri” i madh i korrupsionit dhe se litari nuk do të këputet aty ku është më i hollë, por pikërisht ku është më i trashë.

Pak a shumë, këtë postulat të Moisiut kishte në vëmendje ambasadori  Donald Lu, kur dilte në oborr të ambasadës e bërtiste; o shqiptarë, nuk po flas kinezërira, se e di, ua kanë mërzitur “trapin” qysh me Mao Ce Dunin, por po jap lajm biblik, po vjen koha që peshku i vogël do ta hajë të madhin.

Donald Lu paska studiuar kodikët.

Qysh kur Moisiu, udhëheqësi fetar dhe ushtarak i hebrejve shkruante pesë librat e parë të Biblës, paska pasur në telepatinë e tij 4 Klanet Mafioze edhe një ambasadore amerikane që do të vendoste rregulla të reja për Botën e krimit.

Para një viti, u bë debat kombëtar, kombësia e saj.

Meqë shqiptarët i njohin mirë kinezët, nuk i bëri efekt as pasaporta, as “vrapi” nëpër “shkretëtirë” për të gjetur Altin Dumanin që megjithëse na kushtoi “qimet e kokës’, na forcoi leqet e këmbëve se nuk do ketë kinezëri që shtypin ide dhe ekonomi, por drejtësi, demokraci, të drejta dhe liri.

U mbyll cikli i hajdutëve, do kemi lëvizje të lirë përmbi Pacifik, litari do këputet aty ku është më i hollë, shpërndau lajmin nëpër fshat ambasadorja Yuri Kim.

Për pak ditë u duartrokit, pasi të gjithë e dinin se ata që e kanë litarin në fyt prej dekadash dhe me tërhiq e mos këput u është holluar, janë Saliu, Iliri, Fatosi, Edi, Fatmiri, Olsi, Shkëlzeni e gjithë peshat e rënda që i rëndojnë edhe tokës.

Po, në tokë, poshtë këmbëve u ngjallën misteret që njeriu kur është në delir madhështie nuk i vlerëson.

Mrekullia po ndodh.

Ata me litar të hollë, janë të mbaruar, por po këputen fillimisht të trashët.

Andej ku siguria ishte e madhe ka rënë zija.

-Po shihni ëndrra, po na shpifen prokurorët amerikanë, nuk kemi vjedhur asnjë dollar, jetojmë me rrogë, -doli e deklaroi Damian Gjiknuri, një tip besimtari guru që votat e dollarët i ka dobësi.

Megjithatë, edhe Babloku, edhe ambasadorja, kanë frikë se njëfarë Agron Neza ka filluar të lexoi Biblën e Moisiut pendesën dhe gjynahin.

E pra njerëz, kështu është shkruar, kur zullumet trashen, këputet litari ku është më i trashë.

Nejse, gjithçka e mirë është përpara nesh, edhe nëse fshihen, s’ka gjë, do kemi lajme të pa dëgjuara deri më sot, Yuri Kim dhe Edi Rama po “filtrojnë” ujërat e “zeza” të mafies./Pamfleti

Editorial #Yuri Kim dhe Edi Rama po “filtrojnë” ujërat e “zeza” të mafies