
Ambasada amerikane ka hartuar një njoftim, i cili natyrisht është politik, që reflekton marrëdhëniet e SHBA me Shqipërinë. Por natyrisht fotografët apo kamerat nuk mund t’i thërrasë personi që është mik, por ai që është mikpritës. E Rama, kur për çdo idiotësi që lëshon ai dhe ministrat e tij thërret gjithë kamerat e fotografët, për takimin me ambasadoren amerikane nuk ka bërë asnjë foto….
Nuk ka ndodhur asnjëherë që për një takim të këtij niveli, ndërmjet ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama, të ketë kaq shumë terr dhe hije politike dhe diplomatike.
Siç dihet ishte një takim lamtumire, si ai që ndodhi pak ditë më parë me Presidentin Bajram Begaj, i cili mbushi dynjanë me fjalët se ambasadorja do largohet.
Por nga ky takim, nuk pati as foto, as lule, as përqafime dhe as buzëqeshje, edhe pse Edi Rama e mban veten si xhentil, dhe një person që vdes për spektakël.
Por këtë radhë ai nuk kishte blerë lule për ambasadoren e SHBA-së, madje as nuk e ka futur në punë skuadrën e tij të madhe të propagandës, e nuk ka hartuar asnjë njoftim për një takim që ishte i një niveli të rëndësishëm protokollar dhe njerëzor.
Përkundrazi, ambasada amerikane ka hartuar një njoftim, i cili natyrisht është politik, që reflekton marrëdhëniet e SHBA me Shqipërinë. Por natyrisht fotografët apo kamerat nuk mund t’i thërrasë personi që është mik, por ai që është mikpritës. E Rama, kur për çdo idiotësi që lëshon ai dhe ministrat e tij thërret gjithë kamerat e fotografët, për takimin me ambasadoren amerikane nuk ka bërë asnjë foto. Edhe pse është takimi i lamtumirës.
Një tregues i qartë i mosmirënjohjes dhe mungesës së edukatës nga një njeri që e mban veten oksidental. Por që për oksident ka vetëm p*rdhët e jo vlerat bazike të tij siç janë mirësjellja dhe edukata institucionale.
Po të shohësh deklaratën e lëshuar vetëm nga ambasada e SHBA në Tiranë mbi takimin Yuri Kim- Edi Rama, përvijohet vetëm qëndrimi i ambasadores, e asgjë nga kryeministri shqiptar. I gjithë ky inat arriti kulmin me Gledis Nanon, pasi ky i fundit kishte informuar SHBA mbi zhvillimet për policët e korruptuar dhe u vijua në përplasjen për kreun e ri të SPAK. Që solli edhe skandalin më të fundit, kur ministria e Jashtme bëri të ditur javën e shkuar se “ka nisur procedurat e zëvendësimit të ambasadores së SHBA”. Po nëse Departamenti Amerikan i Shtetit do të vendosë që të mos e zëvendësojë ambasadoren Yuri Kim, ku do të futet Edi Rama? E nuk është çudi! Ka ndodhur me disa paraardhës të saj. E kësaj i frikësohet shumë Babloku, që po e përjeton këtë atmosferë si një lojë perfide të Uashingtonit për ta goditur në tokë, që më pas të sjellë edhe rrokadën politike në vend… /Pamfleti