Politike29 Shtator 2022, 21:25

Yuri Kim flet për takimin me Metën: Për ne kanë rëndësi institucionet, është normale të kemi kontakte me të gjithë

Shkruar nga Pamfleti
Yuri Kim flet për takimin me Metën: Për ne kanë

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zbardhur detaje nga takimi me Ilir Metën. Ajo u shpreh se ishte një takim formal, sikundër ajo po takohet me të gjithë përfaqësuesit e tjerë të politikës.

“Për demokracitë dhe për diplomacinë nga Amerika, ka të bëjë me institucionet. Pra, për ne, është normale, është e rëndësishme të kemi kontakte me të gjithë aktorët politikë që janë në Shqipëri sepse ne, e para, duam të sigurohemi që e kuptojmë njëri tjetrin. Së dyti, duam të nxisim njëri-tjetrin, mendoj, ta ndihmojmë njëri tjetrin kur ka nevojë ose kur është me vend, që të vazhdojmë ta mbajmë Shqipërinë në rrugën e duhur. Ndaj, do të vazhdoj të takohem me një gamë të gjerë drejtuesish politikë nga të gjitha partitë. E dini, kam vetëm një kufizim, dhe nuk është kufizim që ia vendos unë vetes, por është kufizim nga Uashingtoni…”, tha Kim.

Më tej ajo u shpreh se takimi me Metën ishte i mirë.

“Folëm, mendoj, për mbi dy orë. Ishte një diskutim shumë i mirë dhe disa nga gjërat, ish-Presidenti Meta përmendi disa nga gjërat, dhe mendoj se ishte një shkëmbim i mirë pikëpamjesh…”, tha ajo.

E pyetur nëse Meta ishte në një mendje me të, ajo tha: “Jo, sigurisht që jo.”

Politike Kim Meta