Politike 4 Shkurt 2023, 12:19

Yuri Kim makth për Berishën, deputeti “non grata” nuk ndal sulmet: Guvernatorja mban peng vulën e PD, i shërben Ramës

Shkruar nga Pamfleti
Yuri Kim makth për Berishën, deputeti “non grata” nuk ndal

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka nisur sërish ditën sot me sulme ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim. Prej disa ditësh ai ka ashpërsuar gjuhën e saj dhe duket se në çdo dalje i ka kryefjalë fyerjet ndaj ambasadores.

Sot ai ka nisur një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale dhe i është hakërryer ambasadores. Sipas tij, ajo synoi të shkatërronte opozitën për llogari të Edi Ramës.

Yuri Kim është mbështetësja më fanatike e organizatës së Ramës. Ajo nuk la gur pa luajtur. Nuk la përpjekje pa bërë për të pasur kontrollin e plot të opozitës për llogari të Ramës. Nuk la mbështetje pa lënë, nuk la rast pa treguar fanatizmin e saj në këtë mbështetje ndaj Ramës, Ballukut, Gjiknurit, Ballës dhe kësaj bande mafioze. Bëri çdo gjë duke shkelur Kushtetutën, Konventën e Vienës për të konsoliduar regjimin e Soros, të një republike bananesh në Tiranë”, tha ai.

Më tej Berisha ka sulmuar edhe reformën në drejtësia. Sipas tij, kur të vijë në pushtet do e reformojë sistemin duke shkuar në referendum. Berisha tha se reformën e ka bërë George Soros. Në këtë aspekt ai u ndal te gjyqi për vulën e  PD. Ai tha se Yuri Kim po ndërhyn te gjykata që fitues të dalë Alibeaj.

Politike Ambasadore Berisha Kim