Politike22 Shtator 2022, 11:28

Yuri Kim: SHBA mbështet Ballkanin e Hapur si kontribues për integrimin në BE

Shkruar nga Pamfleti
Yuri Kim: SHBA mbështet Ballkanin e Hapur si kontribues për integrimin

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka folur ditën e sotme për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Kim u shpreh se SHBA mbështet të drejtën e vendit të Ballkanit Perëndimor që të jenë të integruar në Europë dhe midis tyre.

Ajo theksoi se paralelisht me këtë përpjekje do të mbështetet edhe Ballkani i Hapur për kontributin në procesin e integrimit që ndiqet nga BE.

“Ne mbështesim të drejtën e vendeve të Ballkanit Perëndimor që të jenë të integruar në Europë.

Ne do të vazhdojmë të mbështesim të gjithë përpjekjet, përfshirë dhe Ballkanin e Hapur, në mënyrë që të jenë konsekuente dhe të kontribuojnë për procesin e integrimit që ndiqet nga BE dhe që janë të hapur për 6 vendet”, tha Kim.

Këto deklarata kryediplomatja amerikane i bëri pas konferencës “Marrëdhënia Shqipëri-SHBA” që u zhvillua ditën e sotme në Tiranë

Politike #integrimi i Ballkanit perendimor #Open Balkan Yuri Kim