Aktualitet13 Dhjetor 2022, 10:27

Yuri Kim "shuplakë" qeverisë: Do jem këtu më gjatë! Populli shqiptar pret drejtësi, jo hakmarrje

Shkruar nga Pamfleti
Yuri Kim "shuplakë" qeverisë: Do jem këtu më

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri,  Yuri Kim ka marrë pjesë sot në konferencën “Konsolidimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor”, ku reforma në drejtësi ishte fokusi i fjalës së saj.

Në fjalën e saj Kim, theksin e ka vënë te reforma në drejtësi, e cila sipas saj duhet të japë frytet e dëshiruara nga partnerët ndërkombëtarë, por dhe vetë shtetasit shqiptarë.

Sipas saj shqiptarët presin drejtësi dhe jo hakmarrje.

“Drejtësia nuk ka pasur punën e lehtë. Shpresojmë që drejtësia shqiptarë të arrijë rezultate të larta në mënyrë që ajo të sjellë drejtësi për shqiptarët. Jemi krenar që jemi partner me BE jo vetëm në mbështetje të Këshillit të Lartë Gjyqësore, reforma ën Drejtësi është e rëndësishme jo vetëm se përmbush një kërkesë për anëtarësim në BE, pro është kërkesa e popullit shqiptar.

Katër vite më parë në Gjykatën e Lartë ishte një gjyqtar sot kemi një trupë gjyqtarësh, mungojnë vetëm tre dhe besoj se do të gjenden. Dy javë kanë mbetur nga 2022, po besoj brenda 3-mujorit të parë të 2023 Gjykata e Lartë do të ketë të gjitha anëtarët.

Ka kaluar mjaft kohë, duhet të ofrojmë drejtësi për njerëzit, duhet të gjejmë një mënyre. Populli shqiptar pret gjykata me gjyqtarë të paanshëm që të japin drejtësi, jo hakmarrje, por drejtësi.

Që të dinë se kur të jenë në gjykatë do të jenë të barabartë pavarësisht rangut. Kjo ka qenë me rëndësi për ne si SHBA. Në mijëra çështje gjyqësore prej kohësh të mbetura në gjykatë janë shqyrtuar. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar, ndaj ne duhet t’i japim drejtësi. Plotësoni gjykatën, duhet t’i jepni përparësi çështjeve emergjente.”, tha ambasadorja.

Ambasadorja Yuri Kim ka dhënë edhe një përgjigje edhe lidhur me diskutimin për mandatin e saj, duke theksuar se do të jetë edhe ca më gjatë në Shqipëri.

“Kam 3 vite në Shqipëri do jem këtu edhe për ca më gjatë. Ka një sfidë të madhe këtu! Ka histori këtu dhe duhet të ndjemë empati dhe respekt për historinë që ka kaluar ky vend. Ky është një vend i vogël të gjithë njohin gjithë të tjerët. Vendime për atë se kush do jetë në atë pozicion të caktuar, kreu i një institucioni apo një tjetri.” tha Yuri Kim.

Kryesore Rama Reforma në Drejtësi Yuri Kim