Anti-Mafia 8 Shtator 2019, 13:34

Zaganjori dhe 4 shefat e KLD; fuqia dhe paprekshmëria e “çekiçit të zi” të Arben Vrionit, xhambazit të gjykatave Elbas

Shkruar nga Pamfleti
Zaganjori dhe 4 shefat e KLD; fuqia dhe paprekshmëria e

Zaganjori dhe 4 shefat e KLD; fuqia dhe paprekshmëria e “çekiçit të zi” të Arben Vrionit, xhambazit të gjykatave Elbasan-Durrës

PAZARET E TIJ 15 VITET E FUNDIT, KANË LËNË TË LIRË 134 KRIMINELË TË RREZIKSHËM NË ELBASAN, SHIJAK, PEQIN, CËRRRIK, DURRËS, KRUJË, VLORË, TIRANË/ Megjithëse vetëm me kurs 3 mujor “Plepa” dhe Akt-Vlerësim Nr. 3427/1 Prot., datë 04.12.2018 të KLD, si gjyqtar pa arsim përkatës, me abuzime, pa integritet në detyrë e pa asnjë kriter ligjor-profesional; çuditërisht ky batakçi anadollak (ish xhenerik) me diploma false; është caktuar gjyqtar Apeli “VIP” në Durrës, që u jep vulën e fundit, vendimeve të shkallës së parë, për këto çështje: Penale Themeli, Penale në Fazën e Hetimit, Penale të Veçanta, Penale në Fazën e Ekzekutimit, Penale me të Mitur, Penale Ushtarake dhe çështje Civile të Përgjithshme, Familjare, Administrative e Tregtare

Sipas Kodit Penal, gjyqtari i Apelit-Durrës, ish-xheneriku i SMT-Cërrik, “plepisti” Arben M. Vrioni, duhej të ishte çuar në qelinë e Lulzim Berishës, të cilin më 5 dhjetor 2016 e nxorri nga burgu, 6 vjet e 3 muaj para afatit të dënimit me 25 vite, duke bërë gjyq të fshehtë, me procedura, letra e akte ekspertimi mjeko-ligjore false.

Mirëpo ky gjyqtar, vazhdon të jetë akoma i lirë e në detyrë, madje me fuqi të plota mbi shtetin dhe kupolën e drejtësisë së re (KLGJ); mbasi me porosi të Adriatik Llallës e heshtje të Arta Markut më pas; prokurori Ndini Tavani pushoi hetimin e nisur ndaj tij, megjthëse denocuar dhe nga SHBA, duke thënë: – “Vendimi i gjykatësit Arben Vrioni, për lirmin e Lulzim Berishës, është i pa anulueshëm, i pa hetueshëm, i pa disktueshëm dhe i pa dënueshëm”.

Se çfarë shkolle ka bërë rrufjani Ndini Tavani, këtë e dinë ata që i kanë dosjen profesionale; por ne dimë faktin, që gjyqtar Arben M. Vrioni, me “juridik” 3 muaj “Kurs Plepash”, që nuk mjafton të lexosh dot as si tekst Kodin Penal, Kodin Civil e 8 Kode të tjera; me vendimet e tij të shitura në 15 vitet e fundit, ka lënë të lirë e ka nxjerrë nga burgu me “pafajësi”, 134 kriminelë të rrezikshëm në Elbasan, Durrës, Shijak, Peqin, Cërrik, Krujë, Fushë-Krujë, Vlorë e Tiranë; mes tyre 66 vrasës, grabitës me dhunë, përdhunes, pengmarrës e trafikantë kokaine..

Ku e ka gjetur dhe ku e gjen gjyqtari i Apelit Durrës, Arben Vrioni, fuqinë për të liruar kriminelë, që i ka në skedë hetimi edhe SHBA-BE?

Përgjigjen e japin në Gjykatën e Durrësit dhe në KLGJ: – Deri dje, ka patur mbrojtje 4 presidentët Kryetarë të KLD-së, Moisiu, Topi, Nishani e prej 2 vitesh Ilir Metën, të cilët kanë kyçur në sirtare, 321 ankesa e denoncime të faktuara për shkelje të rënda me vendimet gjyqësore; por e kanë ngritur në detyrë, mbasi me “çekiçin” e Arben Vrionit; kanë zgjidhur shumë “halle” prangash e pronash familjare, partiake, krushqie e personale.

Po mbrojtja me fortë për këtë gjyqtar, të zhytyr në krime me zhdukje e pastrim dosjesh kriminale; ka qenë Xhezair Zaganjori, i cili, mos u çuditni, por e ka propozuar “plepistin” në KLD, edhe për “profesor” në Fakultin Juridik dhe në Shkollën e Magjistraturës.

Çudia dhe skandali, vazhdon me faktin se miliarderi Zaganajori, ka emëruar Arben M. Vrionin, edhe në detyrën e lartë N/kryetar të Bordit të Zyrës së Buxhetit Gjyqësor, bashkë me miliarderin Alaudin Malaj; bord që racionon gjithë fondet dhe shpenzimet e sistemit gjyqësor, ku sipas KLSH e Auditit të Ministrisë së Drejtësisë, rezulton 32% zhdukje e shpërdorim fondesh buxhet shteti dhe zhdukje e shpërdorim me letra fiktive, të 70% të ardhura nga tarifat e gjykatave.

NË VIJIM, fakte nga pasuritë dhe 4 apartamentet e blera me kursimet nga paga mujore, në Pallatet nr. 50 e nr. 26 në rrugën “Kongresi Elbasanit”-Elbasan, ndërtuar nga disa “të fortë” që nuk janë goditur nga “çekiçi” i tij; të dhëna për shkollime fëmijësh, për biznes bashkëshortor e pasuri të tjera në Durrës dhe 4 qytete e zona turistike; për qoka e pazare punësimi me Qazim Sejdinin, Vangjush Dakon e Ardian Çelën e OSHEE; të dhëna nga dosja e “DSIK” e nga raportet inspektuese të Ministrisë së Drejtësisë; dhe fakte nga disa gjyqe penale me zyrtarë tokash bregdeti e krimesh të tjera; dërguar me “delegim” nga shef Nishani i KLD; të zgjidhura “miqësisht” në Vlorë e Shkodër./Pamfleti

Anti-Mafia fuqia dhe paprekshmëria e “çekiçit të zi” të Arben Vrionit xhambazit të gjykatave Elbasan-Durrës Zaganjori dhe 4 shefat e KLD