Aktualitet24 Mars 2018, 21:46

Zaimina tregon historinë me bashkëshortin dhe operacionet plastike

Shkruar nga Pamfleti
Zaimina tregon historinë me bashkëshortin dhe operacionet plastike

Këngëtarja Zaimina Vasjari ishte e ftuar sonte në emisionin Xing me Ermalin ku ka folur për ardhjen në jetë të vajzës së saj Khloe, lidhjen e saj me bashkëshortin si dhe për operacionet plastike.

Zaimina pranoi publikisht se ka bërë një ndërhyrje plastike dhe se asnjëherë nuk e ka mohuar këtë gjë.

“Unë mund të jem një nga të vetmet që në momentin e parë që kam bërë ndërhyrje e kam pranuar, por ti nuk je i informuar”, tha Zaimina.

Zaimina gjithashtu foli edhe për partnerin të cilin e prezantoi për herë të parë gjatë një seti fotografik të bërë gjatë muajve të fundit të shtatzanisë së saj.

Mirëpo në të gjitha shkrimet për ta thuhet se çifti kanë shumë vite së bashku, megjithatë ky mesa duket qenka informacion i gabuar.

E ftuar sot në “Xing me Ermalin”, moderatori pyeti Zaiminën nëse janë mërzitur me njëri-tjetrin meqënëse kanë shumë vite bashkë.

“Çfarë nuk kam dëgjuar kur bëjnë përshkrimin e historisë sime me Klodin. ‘Lidhja 16-vjeçare, lidhja 17-vjeçare, lidhja 10-vjeçare, 8-vjeçare”, u shpreh Zaimina duke treguar se çifti nuk kanë kaq shumë vite bashkë.

“Klodi ka një sens shumë të lartë humori. Dhe një nga gjërat që mua më pëlqen më shumë tek Klodi është kjo pjesë”, u shpreh këngëtarja për partnerin.

Aktualitet Zaimina tregon historinë me bashkëshortin dhe operacionet plastike