Zbardhen detaje nga ngjarja tragjike në Tiranë, ku dy fëmijë janë mbytur në liqenin e Prushit.
Sipas informacioneve, kanë qenë një grup shokësh të cilit kishin hyrë për tu larë në liqen, por dy prej tyre nuk kanë mundur të dalin që aty. 4 prej të miturve kanë dalë në breg, por dy shokët e tyre janë mbytur.
Kanë qenë fëmijët e tjerë që kanë njoftuar banorët e zonës dhe më pas është vënë në lëvizje policia. Mësohet se forcat e rendit po presin të kontaktojnë me prindërit e tyre për të bërë identifikimin e saktë.
Ndërkohë janë nisur dhe palombarët e RENEA-s për të nxjerrë trupat. Liqeni i Prushit është një liqen artificial jo shumë i madh. Ndërkohë mbete të shihet se çfarë solli mbytjen e tyre.