Kronike 4 Shkurt 2023, 07:46

Zbardhen detajet e arrestimit të Alda Klosit/ Pastruesja 7 orë në polici, rrëfeu si gjeti kuti me para në shtëpinë e zyrtares

Shkruar nga Pamfleti
Zbardhen detajet e arrestimit të Alda Klosit/ Pastruesja 7 orë në

Zbardhen detajet e arrestimit të ish-drejtoreshës së Koncesioneve Alda Klosi. Kjo e fundit u arrestua mbrëmë nga policia pasi akuzohet për pastrim parash, ndërkohë që e ka fundosur dëshmia e pastrueses Rozeta Dobi.

Kjo e fundit pak kohë më parë u arrestua bashkë me djalin e saj, pasi u akuzuan se kishin vjedhur në shtëpinë e zyrtares mbi 120 mijë euro dhe sende me vlerë. Mirëpo historia ka qenë ndryshe.

Mësohet se Dobi është thirrur dje në polic, ku është marrë në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore me afro 7 orë. Oficerët kanë arritur ta bindin të bashkëpunojë dhe të tregojë të vërtetën e parave të gjetura në banesën e Klosit. Ajo ka thënë se në fakt paratë ja kishte dhënë vetë Alda Klosi që t’i fshihte. Pastruesja ka thënë se kishte pastruar 8 shtëpi dhe kishte gjetur kuti me para në banesën e zyrtares.

Pashë shumë para, kam pastruar tetë shtëpi. Mi la vetë t’i fshihja. Shpesh paratë i shikoja nëpër kuti”, ka rrëfyer pastruesja. Sipas informacioneve, pastruesja ka folur dhe për zyrtarë të tjerë, të cilëve gjithashtu ju ka pastruar banesat dhe ka gjetur para. Kjo do të thotë se mund të kemi të tjera arrestime.

Sa i takon dinamikës së ngjarjes, në javën e parë të janarit, policia njoftoi se kishte arrestuar një pastruese bashkë me djalin e saj, pasi kishin vjedhur shuma të mëdha parash dhe bizhuteri në një banesë. Më vonë u zbulua se në fakt banesa ishte e Alda Klosit, e cila ka mbajtur postin e shefes së Kabinetit të Arben Ahmetajt, kur ky i fundit ishte ministër për Rindërtimin. Po ashtu ka qenë drejtoreshë e koncesioneve. Vetë Alda Klosi u justifikua se paratë ja kishte lënë xhaxhai i saj, i cili kurohej nga kanceri.

Më pas policia në banesën e Rozet Dobit gjeti edhe rreth 400 mijë euro të tjera, të fshehura në tubin e aspiratorit. Për ato para Klosi tha se nuk ka dijeni dhe nuk ishin të sajat. Vetë prokurorët tentuan të bindnin pastruesen të bashkëpunonte në këmbim të lehtësirave për të dhe djalin e saj dhe si duket ajo është thyer vetëm tani, duke treguar se në fakt të gjitha paratë kanë qenë të zyrtares. Për këtë arsye Klosi është arrestuar, duke u akuzuar për pastrim parash. /Pamfleti

Kronike #Alda Klosi arrestohet banesë Para pastruesja