Kronike 7 Janar 2023, 20:46

Zbardhen detajet e kontrollit në vilën e Ervis Martinajt në Surrel, policia gjen vetëm dokumente

Shkruar nga Pamfleti
Zbardhen detajet e kontrollit në vilën e Ervis Martinajt në

Zbardhen të tjera detaje nga kontrolli i policisë në banesën e Ervis Martinajt në Surrel. Pak më herët u bë me dije se forcat speciale zbarkuan në Surrel, aty ku Martinaj ka një tjetër vilë, pas një urdhri të dhënë nga SPAK në kuadër të operacionit “Plumbi i artë”.

Sipas informacioneve, në banesë policia ka gjetur vetëm rojen dhe asnjë pjesëtar të familjes. Po ashtu nga 2 orë kontrolle janë sekuestruar vetëm dokumente dhe nuk ka pasur prani të sendeve të paligjshme.

SPAK urdhëroi kontrollin në kuadër të operacionit “Golden Bullet”, pas rrëfimit të Nuredin Dumanit se e kishte porositur për të eliminuar Endrit Doklen për 500 mijë euro, detyrë që nuk u krye asnjëherë për shkak se bashkëpunëtori i drejtësisë e kishte konsideruar të vështirë.

Ervis Martinaj është personazhi më në qendër të vëmendjes. Që prej verës së vitit që kaloi, nuk dihet asgjë për të. Policia ka lëshuar një urdhër arresti, ndërkohë që familja e ka denoncuar atë si të zhdukur. Prokuroria e Kurbinit dhe SPAK po hetojnë në dy pista: atë të rrëmbimit dhe vrasjes nga grupet rivale, si dhe pistën që ai është gjallë dhe qëndron i fshehur. Pak ditë më parë një kontroll i ngjashëm u bë në shtëpinë e tij në Fushë Kuqe ku u gjet një arsenal i madh armësh, por nuk ka asnjë gjurmë të Martinajt.

Kronike #martinaj Surrel