Aktualitet26 Janar 2023, 19:42

Zbardhen detajet e plagosjes në Shkodër, daja qëllon me thikë nipin

Shkruar nga Pamfleti
Zbardhen detajet e plagosjes në Shkodër, daja qëllon me

Policia e Shkodrës ka zbardhur disa detaje lidhur me plagosjen e të riut në Shkodër. Sipas burimeve mësohet se i riu Bledar Troshani është plagosur nga daja i tij Zyhdi Shpejtimi.

Sakaq, policia ka arrestuar autorin, Zyhdi Shpejtimi, i cili mësohet se është daja i Troshanit, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Sherri mes tyre ka nisur në qendër të qytetit, pranë Drejtorisë së Tatimeve.

“Rreth orës 18:15 ne lagjen Qemal Stafa, Shkodër është plagosur me mjet prerës shtetasi B. T. 44 vjeç banues në lagjen “Kongresi Përmetit”, Shkodër. Falë veprimeve te shpejta policore është bere identifikimi, kapja dhe shoqërimi ne ambientet e Komisariatit te Policisë Shkodër autori i dyshuar shtetasi Z. Sh. 48 vjeç, banues ne lagjen Kongresi Përmetit, Shkodër”, njofton policia.

Aktualitet daja Plagosje Shkodër