Bota12 Gusht 2022, 19:51

Zbardhen detajet/ Masakra në Malin e Zi nisi pas sherrit në banesë, i riu dyshohet se ekzekutoi anëtarët e familjes; mes tyre dhe fëmijë

Shkruar nga Pamfleti
Zbardhen detajet/ Masakra në Malin e Zi nisi pas sherrit në

Zbardhen detajet e masakrës në Malin e Zi, ku deri tani raportohet për 11 viktima dhe disa të plagosur.

Raportimet e fundit flasin se 34-vjeçari i identifikuar si Vuk Borilović ka pasur një sherr në familje. Ai ka marrë armën dhe dyshohet se ka ekzekutuar të gjithë familjarët, mes të cilëve dhe fëmijë.

Më pas ka dalë në lagjen ku banon dhe ka qëlluar fqinjët dhe kalimtarët në rrugë. Të dhënat flasin për 11 viktima dhe 6 të plagosur, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar dhe tragjedia mund të jetë më e rëndë.

Bota Mali i Zi Vrasje