Bota12 Gusht 2022, 21:08

Zbardhen detajet e sulmit ndaj Salman Rushdie, shkrimtari është qëlluar disa herë me thikë

Shkruar nga Pamfleti
Zbardhen detajet e sulmit ndaj Salman Rushdie, shkrimtari është

Policia e Nju-Jorkut ka zbardhur detaje mbi sulmin ndaj shkrimtarit Salman Rushdie. Ai është qëlluar disa herë me thikë dhe ka marrë një prerje të thellë në qafë. Për këtë arsye ai u transportua me helikopter në spital, ndërkohë që autori është arrestuar.

Shkrimtari i “Vargjeve Satanike” ishte duke mbajtur një ligjëratë dhe agresori doli nga publiku duke sulmuar. Kanë qenë spektatorët e tjerë që kanë ndërhyrë dhe kanë shpëtuar nga vdekja shkrimtarin. Po ashtu ka ndërhyrë dhe një efektiv policie.

Guvernatorja e shtetit Nju-Jork, Keti Hoçull, nderoi policinë, i cili sipas saj i shpëtoi jetën shkrimtarit.

Çak Shumer, lideri i shumicës në Senatin amerikan, e dënoi ashpër sulmin e sotëm mbi Ruzhdie.

“Ky është sulm mbi lirinë e të shprehurit, sulm mbi vlerat themelore të këtij vendi. Shpresoj se zoti Ruzhdi do të rikuperohet shpejtë dhe lehtë dhe se autori do të dënohet siç duhet”, shkroi Shumer në Tuiter.

Autorë dhe shkrimtarë të njohur kanë publikuar mesazhe mbështetjeje për Ruzhdie, në mesin e të cilëve edhe Stiven King, Xh.K.Rouling, Nill Gejman dhe Najxhela Loson.

Ruzhdie (1947) është i njohur për librin e tij “Vargjet Satanike”, i cili është ndaluar në Iran që nga viti 1988. Irani porositi vrasjen e tij për shkak të atij libri. Ndërkohë nuk ka një reagim nga autori se përse e e kreu sulmin.

Bota