Kronike26 Dhjetor 2022, 15:47

Zbardhen detajet operacionit për gjetjen e Ervis Martinajt, sekuestrohen armë, fishekë dhe uniforma policie

Shkruar nga Pamfleti

Policia ka zbardhur detaje nga operacioni për kërkimin e Ervis Martinajt. Sot u zhvillua një operacion i gjerë në Fushë Kuqe, ku i shumëkëruari nuk u gjet, ndërkohë policia gjatë kontrolleve ka sekuestruar armë zjarri dhe mjete të tjera të ndaluara.

Përmes një njoftimi të nxjerrë për mediat, policia bën me dije se janë ushtruar kontrolle në 3 banesa. Po ashtu forcat e rëndit bëjnë me dije se janë gjetur uniforma dhe fenelina policie, të fshehura në kosheret e bletëve.

Mëngjesin e sotëm, shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe ekspertë të Institutit të Policisë Shkencore, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, mbi bazën e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në kuadër të procedimit penal të vitit 2022, regjistruar në SPAK, për vepra të rënda penale të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal, ushtruan kontroll në banesat e shtetasve: E. M., F. M. dhe R. M. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në koshere bletësh dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale, sendet e mëposhtme: 2 armë zjarri automatike, 1 silenciator, rreth 7 mijë fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, për armë të lehta dhe të rënda, 85 predha eksplozive, 1 thikë bajonetë, 9 uniforma policie, 7 jelekë multifunksionalë, 11 kapele policie, 2 radio policie, fenelina policie, maskë gome për fytyrën dhe dokumente të ndryshme”, njoftoi policia.

Prej më shumë se 5 muajsh nuk dihet asgjë për fatin e Ervis Martinajt. Ai është zhdukur pa lënë gjurmë dhe ka dilema nëse është apo jo gjallë. Por sot policia befas zbarkoi në Fushë Kuqe, në banesën e ish-biznesmenit të lojërave të fati duke ushtruar kontrolle të imtësishme. Martinaj nuk u gjet dot aty, ndërkohë që kontrolle ka pasur dhe në Vlorë e Shijak.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Njoftimi i policisë

Kontrolle të befasishme në 3 banesa dhe në disa ambiente, në Fushë Kuqe.

Kontrollet, në kuadër të hetimeve në funksion të dy procedimeve penale “Plumbi i artë” dhe “Rrëmbim personi”.

Kontrollet, të mbështetura nga Forcat e Lëvizshme Operacionale të Policisë së Shtetit, FNSH dhe RENEA.

Sekuestrohen 2 armë zjarri, 1 silenciator, mijëra municione luftarake, radio, fenelina, uniforma policie, maska dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Mëngjesin e sotëm, shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe ekspertë të Institutit të Policisë Shkencore, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, mbi bazën e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në kuadër të procedimit penal të vitit 2022, regjistruar në SPAK, për vepra të rënda penale të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal, ushtruan kontroll në banesat e shtetasve: E. M., F. M. dhe R. M.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në koshere bletësh dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale, sendet e mëposhtme:

2 armë zjarri automatike, 1 silenciator, rreth 7 mijë fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, për armë të lehta dhe të rënda, 85 predha eksplozive, 1 thikë bajonetë, 9 uniforma policie, 7 jelekë multifunksionalë, 11 kapele policie, 2 radio policie, fenelina policie, maskë gome për fytyrën dhe dokumente të ndryshme.

Gjatë kontrollit nuk janë gjetur vlera monetare.

Provat materiale do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme laboratorike.

Kronike #martinaj kontrolle policia