alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Zbardhen milionat që përfitojnë deputetët/ Kush janë 21 ligjvënësit e Tiranës që morën dieta, emrat që i refuzuan dhe benefitet për qira e telefon

28/05/2022, 19:56
ne Anti-Mafia, Kryesore
A A

Nga të dhënat për muajin prill, rezulton se janë 21 deputetë të Tiranës që kanë marrë dieta. Më poshtë “Pamfleti” ka publikuar listën me emra. Bëhet fjalë për deputetë të të gjitha kampeve politike. Nuk dihet se çfarë shërbimesh kanë bërë jashtë Tiranës, kur ata e kanë zonën elektorale në kryeqytet.

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, përveç rrogave të majme, marrin çdo muaj nga buxheti i shtetit rreth 15 milionë lekë të reja benefite. “Pamfleti” ka siguruar listpagesën e Kuvendit për muajin prill për të gjithë deputetët, lidhur me paratë që kanë shkuar për dieta, karburant, telefon dhe honorare. Sipas të dhënave të Kuvendit, për muajin prill kanë shkuar për benefitet e deputetëve, 14,265,163 lekë të reja.


-Lexo edhe:

Pse Edi Rama ka futur në amnisti fiskale edhe veprat e artit, sendet me vlerë, ikonat etj.?!

Pse u hoq nga lista e ekstradimit vëllai i prokurorit Petrit Fusha, i dënuar për trafik droge në Spanjë?

Sipas ligjit për statusin e deputetit, ligjvënësit përfitojnë dieta për të shkuar në zonat elektorale, përfitojnë karburant për makinën, rimbursim të telefonatave dhe honorare për pjesëmarrjen në komisione.

Pjesa më interesante është ajo e dietave. Një muaj më parë pati një përplasje mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Kuvendit, pasi ky i fundit refuzoi dietat me argumentin se është deputet i Tiranës.

Në fakt Neni 14, i ligjit “Për Statusin e Deputetit” e përcakton qartë se dietat i marrin deputetët jashtë Tiranës. Po ashtu marrin dhe ata të Tiranës, por vetëm për shërbime politike jashtë kryeqytetit. “Deputeti që nuk banon në qytetin e Tiranës përfiton dieta gjatë kohës që merr pjesë në mbledhjet e Kuvendit, të komisioneve e mbledhjet e grupit parlamentar, ndërsa deputetët që banojnë në Tiranë përfitojnë dieta për ditët e shërbimit jashtë Tiranës. Modalitetet e përfitimit të dietave rregullohen me vendim të Kuvendit”, thuhet në ligj.

Mirëpo nga të dhënat për muajin prill, rezulton se janë 21 deputetë të Tiranës që kanë marrë dieta. Më poshtë “Pamfleti” ka publikuar listën me emra. Bëhet fjalë për deputetë të të gjitha kampeve politike. Nuk dihet se çfarë shërbimesh kanë bërë jashtë Tiranës, kur ata e kanë zonën elektorale në kryeqytet.

Ndërkohë kemi një numër prej 22 deputetësh, shumica e të cilëve janë nga rrethet dhe kanë refuzuar që të marrin dietat. Disa nga emrat janë: Taulant Balla, Fatmir  Xhafa, Lulzim Basha, Sali Berisha, Damian  Gjiknuri, Flutura Açka, etj.

Sa i takon rimbursimit për karburant, janë 3 emra që e kanë refuzuar dhe ata janë: Lindita Nikolla, Ermonela Felaj dhe Agron Gjekmarkaj. Ndërkohë pjesa tjetër ka marrë secili 40 mijë lekë të reja në muajin prill për rimbursim karburanti. Në total për rimbursimin e karburantit të deputetëve kanë dalë nga arka e shtetit në prill, 4.432.343 lekë.

Lidhur me rimbursimin e telefonit, kemi po Gjekmarkajn, Nikollën dhe Felajn që nuk kanë përfituar. Të gjithë të tjerët kanë marrë nga 17 mijë lekë të reja secili. Për muajin prill në total janë shpenzuar 2.128.767 lekë për të rimbursuar telefonatat e deputetëve.

Ndërkohë kemi 17 deputetë nga rrethet që përfitojnë rimbursim qeraje. Më poshtë është lista me emrat. Ata marrin në muaj 35.000 lekë të reja. Në total për muajin prill për rimbursim qeraje kanë shkuar 599.667 lekë.

Sa i takon honorarëve për pjesëmarrje në komisione, deputetët kanë përfituar në total, 1.061.225 lekë.

Pra, përveç pagave të majme që marrin deputetët, benefitet e përmuajshme të tyre nxjerrin nga arka e shtetit rreth 170 milionë lekë në vit për dieta, karburant, qera e telefon. /Pamfleti

Deputetët e Tiranës që morën dieta

  1. Xhemal Qefalia, 37,625 lekë
  2. Arben Pellumbi, 39,506 lekë
  3. Klotilda Bushka, 39,506 lekë
  4. Mimi Kodheli, 39,506 lekë
  5. Emonela Felaj, 45,026 lekë
  6. Dashamir Shehi, 37,625 lekë
  7. Belind Kellici, 37,625 lekë
  8. Albana Vokshi, 37,625 lekë
  9. Vangjel Dule 75,250 lekë
  10. Shpetim Idrizi 37,625 lekë
  11. Mesila Doda, 39,506 lekë
  12. Etjen Xhafaj, 37,625 lekë
  13. Jorida Tabaku, 39,506 lekë
  14. Flamur Noka, 37,625 lekë
  15. Orlando Rakipi, 37,625 lekë
  16. Orjola Pampuri, 37,625 lekë
  17. Petrit Vasili, 37,625 lekë
  18. Erisa Xhixho, 37,625 lekë
  19. Gertjan Deda, 37,625 lekë
  20. Fatmir Mediu, 39,506 lekë
  21. Eduart Shalsi, 39,506 lekë

 

Emrat që refuzuan dietat

  1. Taulant Balla
  2. Rrahman  Rraja
  3. Vullnet Sinaj
  4. Fatmir Xhafa
  5. Lindita Nikolla
  6. Damian Gjiknuri
  7. Bujar Leskaj
  8. Luan Baci
  9. Luljeta Bozo
  10. Agron Çela
  11. Flutura Açka
  12. Laert Duraj
  13. Toni Gogu
  14. Lulzim Basha
  15. Grida Duma
  16. Agron Shehaj
  17. Sali Berisha
  18. Kasëm Mahmutaj
  19. Fation Veizaj
  20. Oerd Bylykbashi
  21. Etilda Gjonaj
  22. Pandeli Majko

Deputetët që marrin rimbursim qeraje

  1. Antoneta Dhima
  2. Ilirjan Pendavinji
  3. Lindita Buxheli
  4. Nustret Avdulla
  5. Besion Ajazi
  6. Enslemvera Zake
  7. Sorina Koti
  8. Baftjar Zeqaj
  9. Gledis Çeliku
  10. Meri Markiçi
  11. Kasëm Mahmutaj
  12. Eralda Bano
  13. Greta Bardeli
  14. Niko Kuri
  15. Pranvera Resulaj
  16. Hatixhe Konomi
  17. Mirela Pitushi
tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Pse Edi Rama ka futur në amnisti fiskale edhe veprat e artit, sendet me vlerë, ikonat etj.?!
Kryesore

Pse Edi Rama ka futur në amnisti fiskale edhe veprat e artit, sendet me vlerë, ikonat etj.?!

29/06/2022, 11:54
Pse u hoq nga lista e ekstradimit vëllai i prokurorit Petrit Fusha, i dënuar për trafik droge në Spanjë?
Kryesore

Pse u hoq nga lista e ekstradimit vëllai i prokurorit Petrit Fusha, i dënuar për trafik droge në Spanjë?

29/06/2022, 10:56
Kriza/ Rama, çarter me dhomë gjumi, vaskë e konkubina; shqiptarët i paguajnë 300 mijë Euro në muaj
Anti-Mafia

Kriza/ Rama, çarter me dhomë gjumi, vaskë e konkubina; shqiptarët i paguajnë 300 mijë Euro në muaj

29/06/2022, 10:42
Albert Nushi, kryepolici shërbëtor i kriminelëve që u la në “Arrest Vile”; ja provat pse duhet çuar në burg
Anti-Mafia

Albert Nushi, kryepolici shërbëtor i kriminelëve që u la në “Arrest Vile”; ja provat pse duhet çuar në burg

29/06/2022, 10:27
7 korriku në rrugë dhe “skeletet” në dollapin e së djathtës
Editorial

7 korriku në rrugë dhe “skeletet” në dollapin e së djathtës

29/06/2022, 10:09
Presidenti Biden, në qendër, me liderët e tjerë të Grupit 7 në Elmau, Gjermani, 28 qershor 2022
Bota

Europa ka një problem me Amerikën

29/06/2022, 9:36
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

Perëndimi është i ndarë, se si duhet të përfundojë lufta në Ukrainë

Ferrari ‘fluturon’ në rrugët e Montekarlos, Lëklerk nuk gabon në shtëpi, zhgënjen Mercedes-i

Ferrari ‘fluturon’ në rrugët e Montekarlos, Lëklerk nuk gabon në shtëpi, zhgënjen Mercedes-i

Lajmi i Dites

Dueli Edi Rama-Albin Kurti: Prakaskenat e përplasjes, sa do të zgjasë dhe kush fiton?!

Dueli Edi Rama-Albin Kurti: Prakaskenat e përplasjes, sa do të zgjasë dhe kush fiton?!

28/06/2022, 15:18

Lajmet e fundit

Ndryshojë sërish çmimet e karburanteve/ Bordi tallet me qytetarët, i heq 6 lekë naftës dhe ia ngarkon benzinës

29/06/2022, 12:16

“Korrupsioni rrezik kombëtar”, Jorida Tabaku: Qeveria është pro oligarkëve

29/06/2022, 12:05

Rama “arrin qëllimin” në Samitin e NATO-s në Madrid, bën foto me Biden

29/06/2022, 12:01
Pse Edi Rama ka futur në amnisti fiskale edhe veprat e artit, sendet me vlerë, ikonat etj.?!

Pse Edi Rama ka futur në amnisti fiskale edhe veprat e artit, sendet me vlerë, ikonat etj.?!

29/06/2022, 11:54

Analiza/ Të pastrosh 2 mln euro nuk është punë e thjeshtë! Ja si amnistia fiskale e qeverisë Rama do ia lehtësojë jetën trafikantëve

29/06/2022, 11:47
Samiti i Brukselit dhe Ballkani i Hapur, që për herë të parë doli zyrtarisht hapur si projekt politik

Samiti i Brukselit dhe Ballkani i Hapur, që për herë të parë doli zyrtarisht hapur si projekt politik

29/06/2022, 11:35

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In