Aktualitet30 Nëntor 2018, 10:51

Zbardhen pasuritë milionëshe të kryebashkiakëve, kush janë dy zonjat që nxjerrin fitime rekord nga qiratë

Shkruar nga Pamfleti
Zbardhen pasuritë milionëshe të kryebashkiakëve, kush

Zbardhen pasuritë milionëshe të kryebashkiakëve, kush janë dy zonjat që nxjerrin fitime rekord nga qiratë

Politikanët shqiptarë janë të zhytur në pasuri, që kapin shifra të çmendura. Si krerët më të lartë të vendit, ministrat e deputetët, edhe kryebashkiakët nuk mbeten pas, pasi rezultojnë të kamur në para.

Në listën e kryebashkiakëve të pasur bie në sy emri i asaj të Sarandës, Florjana Koka, bashkëshorti i së cilës merr të ardhura nga qiraja e tri objekteve: Bashkëshorti, të ardhura neto me vlerë 849.999,96 lekë nga qiradhënia e objektit të ndodhur në Lagjen nr.2 në Sarandë; Bashkëshorti, të ardhura neto me vlerë 165.000 lekë nga qiradhënia e objektit me sipërfaqe 29.3 m2; Bashkëshorti, të ardhura neto me vlerë 204.000 lekë nga qiradhënia.

Interesante është edhe bashkëshortja e kreut të Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi, e cila ka të ardhura nga biznesi i prodhimit të pijeve alkoolike 1.892.943 lekë. Kokoneshi po ashtu gjeneron të ardhura edhe nga prodhimet bujqësore e vreshtaria (2.624.880 lekë), ndërsa 14.000 lekë i merr nga kontratat e qirasë të lidhura gjatë vitit 2016.

Midis kryebashkiakëve që gjenerojnë të ardhura në mënyra jo fort të njohura është edhe ai i Pustecit, Edmond Themelko: Të ardhura me vlerë 139.000 lekë, të siguruara nga bujqësia dhe blegtoria; Të ardhura me vlerë 128.000 lekë, të siguruara nga turizmi, shkruan Sot.

Një emër mjaft i njohur për publikun është ai i Voltana Ademit, e cila drejton Bashkinë Shkodër. Sipas të dhënave të siguruara nga Open Data, pjesa më e madhe e pasurisë së saj përbëhet nga paratë që mbledh nga objektet që ka lëshuar me qira:

Të ardhura me vlerë 100.000 lekë nga qiraja e njësisë me sipërfaqe 20 m2 nga objekti me sipërfaqe 116,5 m2; Të ardhura me vlerë 51.000 lekë nga qiradhënia e njësisë me sipërfaqe 35,34 m2, në bashkëpronësi; Të ardhura me vlerë 34.000 lekë nga qiradhënia e njësisë me sipërfaqe 50 m2 nga objekti me sipërfaqe 116,5 m2, në bashkëpronësi.

Ndërsa kryebashkiakja e Gjirokastrës, Zamira Rami, zotëron 19.152 lekë nga interesat e Bonove të Thesarit.

Mes krerëve të bashkive, ka edhe nga ata emra që zotërojnë toka bujqësore apo pasuri të patundshme.

Fran Tuci nga Bashkia Fushë-Arrëz ka tokë bujqësore dhe shtëpi 1 katëshe përdhese me sipërfaqe 970 m2; Tokë bujqësore me sipërfaqe 480 m2 në Hamallaj Durrës, në proces legalizimi; Tokë në fshatin Fushë-Arrëz dhe shtëpi me sipërfaqe 600 m2, e përbashkët me prindërit.

Ndërsa Adriatik Zotkaj nga Bashkia Poliçan zotëron: Pasuri e patundshme me sipërfaqe 1.000 m2; Subjekti zotëron 33% të aksioneve të shoqërisë ABG Sh.p.k Albania Beverages Group Sh.p.k; Pasuria e patundshme me sipërfaqe 5.000 m2 arë.

Ndërsa kryebashkiaku i Bulqizës, Melaim Damzi, ka patur në zotërim 80% të aksioneve të shoqërisë A-Korabi, të cilat i ka shitur për Bashkia Bulqizë 80.000 lekë.

Kryesore kryebashkiakët Pasuria Voltana Ademi