Bota18 Gusht 2022, 23:01

Zbardhen përgjimet/ Ikona e operës botërore, pjesë e grupit kriminal të trafikut dhe prostituimit të vajzave të reja në Argjentinë

Shkruar nga Pamfleti

I konsideruar si ikona e operës botërore, tenori spanjoll Placido Domingo akuzohet nga Prokuroria e Argjentinës si person i lidhur me një grup kriminal të trafikut dhe shfrytëzimit seksual të vajzave të reja. Grupi me emrin “Shkolla Yoga e Buenos Aires” dhe bazë në Buenos Aires dyshohet gjithashtu se merrej edhe me pastrimin e parave dhe praktikën ilegale të drogës.

Javën e kaluar, policia argjentinase ushtroi mbi 50 kontrolle ndaj grupit “Shkolla Yoga e Buenos Aires”, gjatë së cilave u vunë në pranga 19 persona. Nga hetimet e kryera, autoritetet kanë mundur të shtjenë në dorë disa regjistrime audio, në të cilat dëgjohet zëri i një personi – i dyshuar si Domingo – që diskutonë planet me disa anëtarët të tjerë të bandës kriminale.

Regjistrimet audio të kryera gjatë survejimit të policisë ndaj grupit kriminal janë transmetuar në gjithë Amerikën Latine. Sakaq, ende nuk dihet se cilës periudhë kohore i përket materiali audio, me qëllim që të mund të kryhen verifikime në mënyrë të pavarur nëse Domingo ka vizituar apo jo Argjentinën në këtë kohë.

Sipas medieve të huaja, pas fasadës së “Shkolla e Yoga” fshihej shumë më tepër, aq sa hetimi gjyqësor për grupin që shfrytëzonte vajza të reja u quajt “Geishado Vip”. Mes klientëve VIP ishte edhe tenori, i cili në përgjime ka rezultuar protagonist i një takimi seksual me “Mendin”, një grua pjesë e sektit.

Në përgjime përshkruhet se si Domingo kishte planifikuar të largohej më herët nga një darkë zyrtare, për t’iu shmangur rojeve dhe përfaqësuesve në takim, vetëm për të takuar “Mendin”. Një tjetër regjistrim përmban “Mendin” duke telefonuar udhëheqësin e dyshuar të grupit, Juan Percoëicz, për të konfirmuar se ajo ka organizuar takimin me burrin, të cilin ajo e quan “Plácido”.

Tenori i njohur ka qenë në shoqëri me vajzat e shumta të rekrutuara nga Juan Percoëicz, i vetëquajtur mjeshtër shpirtëror, tashmë 84 vjeç, që punon në Villa Crespo, një lagje e Buenos Aires, e frekuentuar nga artistë dhe futbollistë.

Që nga viti 2019, më shumë se 20 gra janë shprehur publikisht dhe kanë akuzuar për sjellje të pahijshme Domingon. Si rezultat i atyre akuzave, Domingo ndau rrugët me “Metropolitna Opera” të Nju Jorkut dhe dha dorëheqjen nga roli i tij si drejtor i përgjithshëm i “LA Opera” në Kaliforni.

Në mars 2020, emri i Domingo u hoq nga programi i karrierës së hershme të artistit të ri në Opera Kombëtare të Uashingtonit në Uashington, DC, ku ai shërbeu si drejtor artistik dhe më vonë si drejtor i përgjithshëm nga 1996 deri në 2011.

Bota #Placido Argjentinë grup kriminal