Politike16 Shtator 2018, 09:10

Zbardhen procedurat, si do zgjidhet dhe votohet kreu i ri i KLSH, nga propozimi i Presidentit, te votimi në Parlament

Shkruar nga Pamfleti
Zbardhen procedurat, si do zgjidhet dhe votohet kreu i ri i KLSH, nga propozimi

Zbardhen procedurat, si do zgjidhet dhe votohet kreu i ri i KLSH, nga propozimi i Presidentit, te votimi në Parlament

Zbardhen procedurat që do të ndiqen nga Parlamenti për të zgjedhur kreun e ri të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Kreut aktual të KLSH, Bujar Leskaj i mbaron mandati në dhjetor të këtij viti dhe Kuvendi duhet që të zgjedhë një emër të ri në krye të këtij institucioni. Gazeta ka kontaktuar dje disa anëtarë të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave dhe ka zbuluar detaje sa i takon procedurave që do të ndiqen. Fillimisht, Kuvendi do të njoftojë Presidentin për mbarimin e mandatit të Bujar Leskajt, ndërsa Ilir Meta do të duhet të propozojë një emër të ri. Gazeta ka mësuar se për emrin e ri që do të propozojë Meta, do të zbatohen nenet 19, 20 dhe 21 të ligjit për KLSH. 

Më konkretisht në nenin 20 sqarohen me detaje kushtet që duhet të plotësojë personi që garon për kreun e ri të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Kështu në momentin që Presidenti Meta do propozojë emrin e ri, ky person sipas ligjit duhet që të jetë me profesion ekonomist ose jurist. Po ashtu, në ligj thuhet se personi i propozuar nga Meta për kreun e ri të KLSH duhet të ketë eksperiencë mbi 10 vjet fushën e ekonomisë dhe jurisprudencës, ndërsa gjithashtu duhet të ketë një integritet të lartë moral e profesional. Nga ana tjetër në nenin 21 thuhet se në momentin që Meta do të propozojë emrin e ri të KLSH, ky i fundit duhet të mos ketë lidhje politike dhe financiare. Thënë më drejtë, në qoftë se Meta propozon një deputetë për kreun e ri të Kontrollit të Lartë të Shtetit, ai duhet të heqë dorë nga mandati politik.

Detaje nga vetingu

Gazeta ka mësuar se kreut të ri të Kontrollit të Lartë të Shtetit përpara se të votohet në Kuvend, do t’i bëhet një hetim i thelluar, duke u bazuar në 3 komponentë, siç janë kontrolli i pasurisë, aftësitë profesionale dhe kontrolli i figurës. Kështu, sa i takon aftësive profesionale subjekti i vetingut do të vlerësohet nëse është i aftë, ka mangësi apo është i papërshtatshëm për detyrën e re që do t’i ngarkohet. Ndërsa sa i takon kontrollit të figurës, gazeta mësoi se Kuvendi do të kërkojë informacione nga DSIK dhe prokuroria. Kështu, me të marrë sinjale nga Kuvendi, Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar dhe prokuroria fillojnë menjëherë procedurën e kontrollit të figurës dhe verifikojnë nëse subjekti i rivlerësimit ka kontakte të papërshtatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuar ose me persona të dyshuar të krimit të organizuar.

Vërtetimi i kontakteve të papërshtatshme mund të kryhet nëpërmjet fotografive, dëshmive, telefonatave, shkëmbimi i parave, favoreve, dhuratave ose pasurive, pjesëmarrja ose prania në takime me një ose disa persona të përfshirë në krimin e organizuar. Ndërkohë që sa i takon pasurisë, gazeta mësoi se kandidaturës që garon për kreun e ri të KLSH do t’i bëhen hetime të thelluara. Kuvendi do të kërkojë informacione nga ILDKPKI-ja, kjo e fundit bazuar në deklarimet e pasurive, zhvillon një procedurë të plotë kontrolli dhe më pas ia dërgon një raport të hollësishëm Parlamentit nëse personi ka apo jo probleme me pasurinë e deklaruar. Në hetimin e pasurisë ILDKP do ketë korrespodenca me Drejtorinë e Pastrimit të Parave, Drejtorinë e Tatimeve dhe bankat. Megjithatë, mbetët për t’u parë në ditët në vijim se çfarë do ë ndodhë më konkretisht

Politike nga propozimi i Presidentit si do zgjidhet dhe votohet kreu i ri i KLSH te votimi në Parlament Zbardhen procedurat