alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Zbardhet dëshmia e Nuredin Dumanit për grabitjen me dhunë të kambistit: Talo Çela e goditi 2-3 herë me levë në fytyrë, ai u rrëzua!

20/05/2022, 22:53
ne Kronike
A A
Shokoi me dëshmitë për botën e krimit, Nuredin Dumanit i jepet masa e sigurisë në spital

Shokoi me dëshmitë për botën e krimit, Nuredin Dumanit i jepet masa e sigurisë në spital

Nurdin Dumani, në cilësinë e dëshmitarit të penduar ka treguar përvec vrasjeve edhe grabitjet që ka zhvilluar me Talo Çelën dhe persona të tjerë.


-Lexo edhe:

“Do të mbuloj me para”, arrestohet pedofili italian në Durrës

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Arrest për zv/drejtorin kontrovers Albert Nushi, si manipuloi ngjarjen dhe lidhjet me rastin “Babale”

Dumani ka rrëfyer për grupin hetimor se si e kanë grabitur duke e dhunuar kambistin nga Kavaja, Shyqyri Shala në vitin 2012. Ai rrëfen se gjithmonë në grabitje organizoheshin 4 vetë, ndërsa për rastin në fjalë thotë se detyra e tij ishte të merrte vetëm çantën me para.

Sipas Dumanit, ka qenë Talo Çela ai që ka goditur me leva kambistin dhe me pas e kanë grabitur.

“Ishim me qafore dhe kapele sepse skishte kamera. Kemi zbrit unë me Talon i pari pasi jemi afru tek pallati 5 katësh (pallatet e Enverit). Talo është futur sa zbret shkallën unë isha përballë, Talo e goditi me levë në fytyrë, i ra 2 ose 3 here dhe u rrezua në tokë, unë kisha detyrë vetëm të merrja çantën, u mundova ta merrja çantën por se lëshonte, këto më kishin dhënë një thikë hidrauliku dhe u mundova ta prisja rripin e çantës dhe e preva dhe të dora, në këtë moment ai e lëshon çantën dhe largohemi me Talon drejt Audit”, ka treguar Dumani.

Ai tregon më tej se pas grabitjes kanë shkuar tek xhaja i Ilir Feçit në një fshat në Kavajë: “Ishte rruge e prishur nuk kisha qenë ndonjëherë. Kemi ndenjur tek shtëpia e xhajës se Ilirit deri në darkë. Më pas ikim në qytet. Ikim me pas tek shtëpia e hallës se Ilirit. Ishin  20.000 Euro, unë kam marrë 4.000 Euro, në prisnim diku tek 80.000 – 100.000 Euro”.

Pjesë nga dosja:

19. Lidhur me faktin penal të vjedhjes me dhunë në dëm të shtetasit Shyqyri Shala, ngjarje e ndodhur në datën 13.02.2012, në Kavajë.

19.1 Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar në datën 27.04.2022, procedimin penal nr. Regjistrimin e procedimit penal nr.89 datë 27.04.2022 në regjistrin e procedimeve penale të Prokurorisë së Posaçme (në bazë të akteve të procedimit nr. 44/2012 të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, të rifilluar) që bën fjalë për  vjedhjen me dhunë të shtetasit Shyqyri Shala, ngjarje e ndodhur në datën 13.02.2012. Ky procedim penal është regjistruar për veprat penale të “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Shyqyri Shala, e kryer në datën 13.02.2012 në qytetin e Kavajës, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

19.2  Ky procedim penal ka të bëjë me ngjarjen e datës 13.02.2012, ku rreth orës 12:30, në vendin e quajtur pallati 60 hyrjesh, në Lagjen nr. 2 të qytetit të Kavajës, shtetasi Shyqyri Shala, kambist në Kavajë, kur ka shkuar për në shtëpinë e tij, në katin e tretë të këtij pallati, gjatë kohës që parkonte autoveturën, ka parë dy persona që kanë hyrë në pallatin e tij.  Pa i dhënë rëndësi këtij fakti, ai është drejtuar për në banesë dhe kur ka arritur në katin e dytë të pallatit, njëri prej dy personave i ka drejtuar një pistoletë. Në këto rrethana Shyqyriu është kthyer dhe ka zbritur shkallët me qëllim largimin e tij, por është arritur në hyrjen e jashtme të pallatit nga të dy personat, të cilët e kanë goditur me mjete të forta në kokë. Shyqyri Shala është përleshur me këta dy persona, por ata i kanë marrë çantën me para, rreth 4, 500, 000 lekë, si dhe telefonin celular tip Nokia me nr. cel në të nr. 0682208544 dhe janë larguar me vrap. Autorët janë ndjekur prej të dëmtuarit deri në cepin e pallatit, por nuk ka mundur t’i kapë, pasi ata janë larguar.

19.3  Lidhur me këtë çështje janë kryer veprimet hetimore nga prokuroria të cilat janë përshkruar hollësisht në kërkesë.

19.4  Me rëndësi për këtë çështje është deklarimi i shtetasit Nuredin Dumani dhënë për organin e akuzës, i cili sqaron se: “…….Grabitja e 2 ka qenë po me të njëjtët persona në Kavajë në vitin 2011. Ishte një kambist në dalje të Kavajës. Ishte i moshës 60 vjeç, e njihte Ilir Feçe, ky na orientonte. Grabitjen e kam bërë unë me Talo Çelën. Ky person zbriste diku rreth orës 06:00 – 06:30, e kisha ruajtur së bashku me Ilirin. E kam ruajtur diku 2 ose 3 ditë bashkë me Ilirin. Diku afër në autostradë Ilir Feçe kishte shtëpinë përballë mobileri Simaku në krahun e Kavajës. Ishte baza ku ne takoheshim dhe linim makinat e tyre. Në këtë banesë linim dhe armët dhe makinat e vjedhura. Shtëpinë e kishte halla e Ilir Feçit e cila jetonte në Itali. Kemi dal atë ditë me audi 80 benzinë ngjyrë gri i vjedhur, këtë makinë e kishte vjedhur Talo Çela ai na e solli. Shofer ishte Ilir Feçi, në vend të parë ishte Talo Çela dhe mbrapa isha unë. Ishim me qafore dhe kapele sepse skishte kamera. Kemi zbrit unë me Talon i pari pasi jemi afru tek pallati 5 katësh (pallatet e Enverit). Talo është futur sa zbret shkallën unë isha përballë, Talo e goditi me levë në fytyrë, i ra 2 ose 3 here dhe u rrezua në tokë, unë kisha detyrë vetëm të merrja çantën, u mundova ta merrja çantën por se lëshonte, këto më kishin dhënë një thikë hidrauliku dhe u mundova ta prisja rripin e çantës dhe e preva dhe të dora, në këtë moment ai e lëshon çantën dhe largohemi me Talon drejt audit. Futemi tek një rrugë tek fshatrat e Kavajës që lidhen me Tiranën. E lamë audin para një shtëpie jashtë Kavaje dhe na priste BMË e Ilir Feçit që e drejtonte Gent Sharra i cili kishte shkuar më parë aty. Kështu ishte plani. Organizimi ka qenë gjithmonë 4 veta unë, Gent Sharra, Talo Çela dhe Ilir Feçi. Kemi shkuar tek xhaja i Ilir Feçit në një fshat në Kavajë, ishte rruge e prishur nuk kisha qenë ndonjëherë. Kemi ndenjur tek shtëpia e xhajës se Ilirit deri në darkë. Më pas ikim në qytet. Ikim me pas tek shtëpia e hallës se Ilirit. Ishin  20.000 Euro, unë kam marrë 4.000 Euro, në prisnim diku tek 80.000 – 100.000 Euro”.

19.5  Në kërkesën e paraqitur, prokuroria arsyeton se: Në analizë të dhënave të përftuara nga deklarimi i shtetasit Nuredin Dumani rezulton se ato përputhen dhe vijnë në harmoni me të gjithë provat e tjera të çështjes. Fakti se ngjarja e ndodhur te hyrja e pallatit është kryer nga dy persona sipas hetimeve të kryera e nga ana tjetër shtetasi Nuredin Dumani deklaron se “…Kemi zbrit unë me Talon i pari pasi jemi afru tek pallati 5 katësh (pallatet e Enverit)….”, fakti se  i dëmtuari është goditur në kokë me mjete të forta dhe më pas i është marrë çanta me para brenda, fakti se personat sipas dëshmisë së të dëmtuarit Shyqyri Shala ishin rreth moshës 18-24 vjeç, nga ana tjetër sipas dëshmisë së shtetasit Nuredin Dumani, “kambistin e njihte Ilir Feçe….”, fakti se në vendngjarje është gjendur bishti i cigares SLIMS e cila nga akti ekspertimi ka rezultuar se “u përfitua një profil i plotë human i seksit mashkull dhe ka karakteristikat e përshkruara në akt (tab l)”, etj…

19.6  Tërësia e këtyre provave krijon dyshimin e arsyeshëm se të hetuarit Nuredin Dumani, Gentian Sharra, Ilir Feçi, Talo Çela, kanë konsumuar elementë të veprave penale të “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Shyqyri Shala, e kryer në datën 13.02.2012 në qytetin e Kavajës, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Kronike

“Do të mbuloj me para”, arrestohet pedofili italian në Durrës

27/06/2022, 22:02
Kronike

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Arrest për zv/drejtorin kontrovers Albert Nushi, si manipuloi ngjarjen dhe lidhjet me rastin “Babale”

27/06/2022, 20:19
Kronike

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, “arrest shtëpie” për dy zv/drejtorë të policisë; pezullohen nga detyra 6 efektivë

27/06/2022, 19:08
Apeli i GJKKO-së lë në burg 6 të arrestuarit e operacionit ‘Plumbi i Artë’
Kronike

Apeli i GJKKO-së lë në burg 6 të arrestuarit e operacionit ‘Plumbi i Artë’

27/06/2022, 15:53
Foto Ilustruese
Kronike

E “rrëmbeu” rrjedha e ujit teksa po lahej në lumë, ndërron jetë 15-vjeçari

27/06/2022, 15:43
Kronike

Publikohen pamjet e aksidentit në Berat, si makina humb kontrollin dhe bie në lumë; shkak dyshohet parakalimi

27/06/2022, 15:32
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Horoskopi për ditën e shtunë, 21 maj 2022

Horoskopi për ditën e shtunë, 21 maj 2022

Preschool Observation Paper Instance

Lajmi i Dites

“Oh, si nuk kam një grusht të fortë..”/ Amnistia 2 milionë euro e ‘kryeministrit të majtë’ përballë 3 amnistive jetike të të mundurve

“Oh, si nuk kam një grusht të fortë..”/ Amnistia 2 milionë euro e ‘kryeministrit të majtë’ përballë 3 amnistive jetike të të mundurve

27/06/2022, 12:09

Lajmet e fundit

Debati për abortin, Dom Gjergj Meta: Krim ndaj të pambrojturve!

Debati për abortin, Dom Gjergj Meta: Krim ndaj të pambrojturve!

28/06/2022, 0:00
Kryetari i Preshevës vizitoi Thaçin, Veselin dhe Krasniqin në Hagë

Kryetari i Preshevës vizitoi Thaçin, Veselin dhe Krasniqin në Hagë

28/06/2022, 0:50

Raporti i SHISH: Jo vetëm shqiptarët, edhe të huajt pastrojnë para në Shqipëri

28/06/2022, 0:52

Salianji sulmon qeverinë: Kush do e bëjë amnistinë fiskale, Ceno Klosi “që ka vilën e Londrës për të pastruar”?

28/06/2022, 0:06
Rruga më e shpejtë drejt paqes në Ukrainë

Rruga më e shpejtë drejt paqes në Ukrainë

27/06/2022, 23:22

“Këta të Niklës janë acaruar se vrisnin për hiç gjë”, Hoxha dhe Lala: Dumani ka folur për ngjarje të tjera, do ketë arrestime

27/06/2022, 23:06

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In