alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Zbardhet drafti i Financave, detajet si do të tatohen të vetëpunësuarit

20/05/2022, 7:34
ne Ekonomi
A A

Ministria e Financave po përgatit një ligj të ri për tatimin mbi të ardhurat, ku një pjesë e rëndësishme e tij lidhet me tatimin e të vetëpunësuarve në sektorin e shërbimit.


-Lexo edhe:

Ndryshon ligji, personat e vetëpunësuar që mbushin moshën e pensionit nuk do të paguajnë më kontribute shoqërore

Kontratat e reja PPP të rrugëve në BE shumë më lirë se në Shqipëri, shembujt e Letonisë dhe Çekisë

Në draftin, që është ende në formë paraprake, parashikohet që “Të ardhurat e realizuara nga profesionet e lira dhe të pavarura konsiderohen të ardhura nga punësimi”.

Më herët, Drejtori i përgjithshëm i politikave fiskale, Niko Lera ka pohuar për “Monitor” se të vetëpunësuarit që ofrojnë shërbime, (që nuk shesin mallra, por ofrojnë shërbime) pasi t’u zbriten të gjitha shpenzimet dhe pasi t’u njihen të gjitha lehtësitë fiskale në fuqi do të trajtohen me normë tatimi si të punësuarit.

Drafti parashikon që ”Nëse xhiro e tatimpaguesit nuk i kalon [10,000,000] Milionë Lekë në vit, ai ka të drejtë që nga të ardhurat e biznesit, të zbresë shpenzimet e supozuara në një shumë të vetme si më poshtë,  duke mos pretenduar dokumentimin e çdo shpenzimi”.  Për veprimtaritë e pavarura, ky shpenzim është 35 % e të ardhurave.

Lera ka shpjeguar më herë se ndryshimet synojnë adresimin e deformimeve që kanë lindur nga shmangia e detyrimeve tatimore, ku të punësuar që trajtohen me taksë progresive nga 13 deri në 23% kanë dalë nga listëpagesat, duke u regjistruar si të vetëpunësuar.

“Sistemi i ri parashikon që të vetëpunësuarit që ofrojnë shërbime, profesionet e lira, do të trajtohen njëlloj si të punësuarit me pagë. Nga të ardhurat e tyre do të zbritet çdo shpenzim që ata realizojnë, do të dalë fitimi neto, nga fitimi neto do t’i zbriten edhe përfitimet që ka individi i punësuar, si taksim zero për pagat deri në 40,000 lekë. Fitimi neto pas çdo zbritje që do t’i bëhet do të taksohet, siç taksohet çdo i punësuar. Pra norma e tatimit për këtë kategori do të jetë 0% për të ardhurat deri në 40,000 lekë, 13% nëse të ardhurat mujore janë deri në 150,000 lekë dhe 23% për shtesën e tyre”, ka pohuar z. Lera.

Edhe nëse një individ është i vetëpunësuar, por i ka të ardhurat e tij nga pak klientë, ato do të konsiderohen sit ë ardhura nga punësimi.

Në draftin e ri parashikohet që të ardhurat nga punësimi përfshijnë dhe të ardhurat e fituara nga një person i vetëpunësuar nëse:

i) 50 për qind ose më shumë e të ardhurave të fituara, merren direkt ose indirekt nga një klient i vetëm; ose

ii) më shumë se 90 për qind e të ardhurave totale të fituara merren nga më pak se 3 klientë; ose

iii) tatimpaguesi është i detyruar të ndjekë udhëzimet e klientit për të përfituar të ardhurat.

Pagat mbi 2 milionë lekë në muaj të tatohen 28%

Në draft propozohet që për të ardhurat vjetore mbi 24 milionë lekë në vit (gati 200 mijë euro në vit, ose rreth 16 mijë euro në muaj), tatimi mbi të ardhurat personale të jetë 28%, nga 23% që është sot. Për të ardhurat vjetore deri në 2.4 milionë lekë në vit (gati 20 mijë euro në vit, ose rreth 1,600 euro në muaj), tatimi mbetet 13%. Për të ardhurat vjetore mbi 2,400,000 dhe nën 24,000,000 është 23%. /MONITOR/

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Ekonomi

Ndryshon ligji, personat e vetëpunësuar që mbushin moshën e pensionit nuk do të paguajnë më kontribute shoqërore

27/06/2022, 16:50
Ekonomi

Kontratat e reja PPP të rrugëve në BE shumë më lirë se në Shqipëri, shembujt e Letonisë dhe Çekisë

27/06/2022, 15:15
Bordi i Transparencës rrit me 10 lekë çmimin e sheqerit
Ekonomi

Bordi i Transparencës rrit me 10 lekë çmimin e sheqerit

27/06/2022, 12:14
Sezoni turistik ‘godet’ euron, monedha evropiane shënon rënie historike
Ekonomi

Sezoni turistik ‘godet’ euron, monedha evropiane shënon rënie historike

26/06/2022, 8:21
Ekonomi

Taksat shtesë që vijnë nga drafti i tatimit mbi të ardhurat, ekspertët kërkojnë rishikimin

25/06/2022, 17:04
Ekonomi

Shqipëria vendos tatim të kriptomonedhave/ Të ardhurat nga transaksionet dhe “mining” do konsiderohen investim në asete

24/06/2022, 17:19
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

I vihet tritol lokalit të policit në Shkodër, autorët i djegin edhe furgonin

Vajza e Vladimir Putin e “dashuruar” me Europën, ka udhëtuar mbi 50 herë në Gjermani

Lajmi i Dites

“Oh, si nuk kam një grusht të fortë..”/ Amnistia 2 milionë euro e ‘kryeministrit të majtë’ përballë 3 amnistive jetike të të mundurve

“Oh, si nuk kam një grusht të fortë..”/ Amnistia 2 milionë euro e ‘kryeministrit të majtë’ përballë 3 amnistive jetike të të mundurve

27/06/2022, 12:09

Lajmet e fundit

Debati për abortin, Dom Gjergj Meta: Krim ndaj të pambrojturve!

Debati për abortin, Dom Gjergj Meta: Krim ndaj të pambrojturve!

28/06/2022, 0:00
Kryetari i Preshevës vizitoi Thaçin, Veselin dhe Krasniqin në Hagë

Kryetari i Preshevës vizitoi Thaçin, Veselin dhe Krasniqin në Hagë

28/06/2022, 0:50

Raporti i SHISH: Jo vetëm shqiptarët, edhe të huajt pastrojnë para në Shqipëri

28/06/2022, 0:52

Salianji sulmon qeverinë: Kush do e bëjë amnistinë fiskale, Ceno Klosi “që ka vilën e Londrës për të pastruar”?

28/06/2022, 0:06
Rruga më e shpejtë drejt paqes në Ukrainë

Rruga më e shpejtë drejt paqes në Ukrainë

27/06/2022, 23:22

“Këta të Niklës janë acaruar se vrisnin për hiç gjë”, Hoxha dhe Lala: Dumani ka folur për ngjarje të tjera, do ketë arrestime

27/06/2022, 23:06

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In