Kronike13 Gusht 2022, 20:57

Zbardhet e shkuara e të plagosurit në Kuçovë, 46-vjeçari në vitin 2007 ju bëri atentat dy vëllezërve

Shkruar nga Pamfleti
Zbardhet e shkuara e të plagosurit në Kuçovë,

Foto nga vendi i ngjarjes

Zbardhet e shkuara e 45-vjeçarit që mbeti i plagosur në Kuçovë. Admir Bejo është një person me precedent penal. Në vitin 2007 ai dhe i vëllai i tij Ilja Bejo, në atë kohë 23 vjeç, qëlluan me 8 plumba pistolete tip “Berete” vëllezërit Ardian Kundja, 25 vjeç dhe Saimir Kundja, 27 vjeç.

Ngjarja ndodhi rreth orës 8:00 të mëngjesit, teksa dy vëllezërit Kundja ishin duke dalë nga hyrja e pallatit në të cilin jetonin. Pas të shtënave, dy autorët që menduan se i lanë të vdekur shënjestrat e tyre, u larguan me shpejtësi nga vendngjarja, me një automjet tip “Ford Fiesta” me targa TR 79 88 N.

Vëllezërit e plagosur u dërguan në spitalin e qytetit dhe mbijetuan. Shkak i konfliktit në atë kohë ishte një femër dhe sherri degradoi në përdorimin e armëve. Në atë kohë ata u shpallën në kërkim.

Kronike Kuçovë Plagosje