Aktualitet31 Janar 2023, 21:02

Zbardhet ekspertiza për vdekjen e 34-vjeçares, mjeku: Ka kryer disa herë aborte

Shkruar nga Pamfleti
Zbardhet ekspertiza për vdekjen e 34-vjeçares, mjeku: Ka kryer disa

Paraprakisht ekspertiza ka nxjerrë rezultatet se vdekja e 34-vjeçares në Elbasan është shkaktuar si pasojë e mpikjes së gjakut.

E reja ndërroi jetë pas një aborti, ndërkohë që janë proceduar penalisht dy mjekë.

Mjeku gjinekolog si edhe ai reanimator janë shoqëruar në 12 të natës në polici, por janë lënë të lirë pas ekpertizës. Nëna e dy fëmijëve, prej kohësh punonte në Elbasan ku merrte lokale të vogla me qera. Trupi i saj ka shkuar në Baldushk të Tiranës, ku edhe banonin prindërit e saj, ku edhe do t’i kryhet përcjellja për në banesën e fundit.

Ndëkrohë ka folur dhe mjeku anestezist Behar Gjevori, i cili u procedua penalisht nga policia pas ngjarjes së rëndë.

Ai tregoi për “Panorama” se e reja kishte abortuar edhe disa herë më parë, ç’ka e shton rrezikun e ndërhyrjes. Mjeku Gjevori shprehet se 34-vjeçarja në momentin që doli nga spitali, ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Pas anestezisë, mjeku shprehet se 34-vjeçarja iu nënshtrua edhe kontrollit me eko, ku ka rezultuar se ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore. Gjevori tregon se pas kësaj, mjeku është larguar.

Gjevori: Historia është e tillë, kjo vjen rreth orës 13:00 për të abortuar, bashkë me një shoqen e vetë me të cilën jeton. Rri me qera në Elbasan, është nga fshatrat e Baldushkut. Burri është në burg në Greqi për vrasje. Për të rritur dy fëmijë e shkreta punonte kështu siç punojnë këto si prostituta. Bashkë me atë shoqen tjetër. Pa burrë dhe pa gjë. Më thërret ***** për dy aborte.

Këto janë procedura të thjeshta, për ta bërë pa dhimbje kërkojnë njëfarë anestezie. Bëhen në kabinete që kanë kushte minimale, është një procedurë e shkurtër. Bën anestezinë tek e para, zgjohet për bukuri dhe kalon në krevat, bën dhe këtë të dytën, 10 minuta punë, ishte një abort 12-13 javësh. Mbaroi abortin dhe kjo e dyta. Zgjohet mirë e bukur, kalon në krevat, bën një eko kontrolli edhe unë që nga ky moment ika.

Pyetje: Ishte hera e parë që abortonte?

Gjevori: Kjo kishte bërë abort edhe herë tjetër. Nuk e kam pyetur sa herë. Ika unë, kaq mbyllet historia ime. Vetëm kur më merr doktor **** nga ora 19:00 dhe më thotë që ajo që ka bërë abort tek ty ka ndërruar jetë. Do ketë pasur ndonjë trombomboli. Varet si është shtrati placentar. Sa më shumë aborte të bësh, aq më i predispozuar është. Varet nga madhësia e abortit, kur e bën mosha të vogla, 5-6 javëshe është më shumë e mbrojtur. Kur kalon pastaj mbi 12-13 javë siç ishte kjo, është më e rrezikshme. Unë 10 minuta punë kam pasur me të, ajo ka ikur me këmbët e veta, ka dalë nga spitali rreth orës 15:30.

Aktualitet spitlai i elbasani vdekaj e 34 vjecares