Kronike22 Korrik 2022, 11:34

Zbardhet skema e korrupsionit në Elbasan, gjyqtarja kërkonte 400 mijë lekë për të ndryshuar masën e sigurisë

Shkruar nga Pamfleti
Zbardhet skema e korrupsionit në Elbasan, gjyqtarja kërkonte 400

Zbardhet dosja e arrestimit të gjyqtares së Elbasanit, Zmira Vyshka.

Kjo e fundit u arrestua sot bashkë me avokatin Ilir Pashaj dhe 3 qytetarë të tjerë.

Sipas burimeve, rasti ka të bëjë me arrestimin e shtetasit Xhulio Musia, i cili akuzohet për plagosje. Familjarët e tij i kanë dhënë avokatit Pashaj 200 mijë lekë, duke tentuar të korruptojnë gjyqtaren, me qellim që kjo e fundit të ndryshonte masën e sigurisë.

Por nga përgjimet rezulton se gjyqtarja nuk e ka pranuar këtë shumë, por ka kërkuar dyfishim të saj, pra 400 mijë lekë. Familjarët nuk kanë mundur ta realizojnë këtë shumë dhe gjyqtarja ka lënë në burg Xhulio Musian.

Gjyqtarja u la në “arrest shtëpie”, pasi është mbi 60 vjeç, ndërkohë që ka shumë përgjime dhe po kryen kontrolle në banesën e saj dhe të avokatit Pashaj. Ky i fundit dhe gjyqtarja kanë qenë kolegë dikur, pasi ai ka qenë gjyqtar dhe dha dorëheqjen. Më pas u bë avokat.

Kronike Elbasan gjykatë