alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Zbardhet skema e lëvizjes së parave mes Monika Kryemadhit, mamasë që shiste qepë dhe vëllait Drini; roli komprometues i Ilir Metës

29/06/2022, 9:14
ne Politike
A A

Dalin në dritë fakte të reja që ngrenë dyshime serioze për një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, duke përfshirë vëllain e Monikës, Drini Kryemadhi, mamanë e tij Fatime Kryemadhi, vjehrrin e Drinit (Nuri Peti), kompaninë e ndërtimit Tirana DKK me nipt: J61902088N si dhe kompaninë e kolaudimit të makinave SGS, e favorizuar nga Meta kur ishte në pushtet. Drini Kryemadhi dhe nëna e tij Fatime Kryemadhi për të cilën thuhet se ka shitur qepë në Qytetin Studenti, kanë financuar LSI-në dhe Monika Kryemadhin. Të shesësh qepë është një punë e nderuar, por nuk bën dot miliona! Nga ana tjetër, Drini Kryemadhi është paguar nga kompania koncesionare e kolaudimit të automjeteve SGS, një koncesion abuziv i monitoruar nga Ilir Meta përmes Edmond Haxhinastos, duke mos marrë masa për mospërmbushjen e detyrimeve kontraktore nga kompania.


-Lexo edhe:

Arrestimi i Sokol Bodes, Alibeaj: Policia e lidhur me krimin dhe trafikun e drogës, Rama kanabizoi vendin

Metës nuk i del inati, tjetër thirrje durrsakëve për të rrëzuar Ramën: Duhet të reagoni, të mbrojmë identitetin tonë

Shuma të mëdha parash të dyshimta kanë qarkulluar mes anëtarëve të familjes Kryemadhi, duke përfshirë SGS që paguhej me paratë e shqiptarëve. Në skenë shfaqet edhe kompania ndërtimit Tirana DKK, e cila kalon herë në emrin e Drini Kryemadhit, herë në emrin e vjehrrit të tij Nuri Peti, i cili dyshohet për një raport interesash financiare me SGS.

SGS i jep 360 milionë lekë Drini Kryemadhit

Pasi Ilir Meta u fut në qeverinë e Sali Berishës, kunati i tij Drini Kryemadhi, në 21 nëntor të vitit 2013, fillon punë si mekanik tek koncesionari i kolaudimit të makinave SGS, me një pagë rreth 4 mijë dollarë në muaj, më të lartë se sa CEO i SGS dhe rreth 4 herë më të lartë se sa mekanikët e tjerë. Nga viti 2013 deri në vitin 2020, vëllai i Monika Kryemadhit ka marrë nga SGS rreth 360 milionë lekë të reja paga dhe shpërblime. Vëllai Monikës i mbyll pagesat me një shpërblim 30 mije dollarë nga SGS në dhjetor 2020. Drini Kryemadhi dyshohet se nuk ka shkuar fare në punë, por ky pretendimet mbetet për t’u provuar nga SPAK, nëse do të nisë hetimet. Nga ana tjetër është e faktuar se Ilir Meta ka pasur ndikim në monitorimin e zbatimit të kontratës koncesionare nga SGS, pasi ka kontrolluar Ministrinë e Transporteve përmes Edmond Haxhinastos dhe Sokol Dervishit. Pagesat për vëllain e Monikës duken si një taksë që kompania ka paguar në këmbim të heshtjes së Metës për moszbatimin e kontratës, në kurriz të interesit publik.

Vëllai i Monikës lëvizje aksionesh me vjehrrin e tij

Disa muaj pasi u punësua në SGS, vëllai i Monika Kryemadhit, Drini Kryemadhi, në 13 maj 2014, i blen Maksim Demnerit 45 % të aksioneve të kompanisë së ndërtimit Tirana DKT, me vlerë rreth 180 mijë dollarë. Tre muaj më pas ia dhuron aksionet vjehrrit të tij, Nuri Peti. Në 17 janar të 2018, Nuri Peti ia dhunon aksionet sërish dhëndrit Drini Kryemadhi, duke i kthyet qokën. Kompania rezulton herë me humbje dhe herë me fitim modest, por dyshohet se ka shërbyer si maskë për lëvizen dhe mbulimin e parave.

Tirana DKT mori para nga SGS?

Referuar burimeve, ka dyshime të forta se kompania e ndërtimit Tirana DKT është futur në marrëdhënie financiare me SGS dhe se Nuri Peti i ka kaluar shuma të mëdha parash dhëndrit, Drini Kryemadhi, vëllait të Monikës. Meqenëse raportet financiare mes Nuri Petit dhe Drini Kryemadhit si dhe mes SGS dhe Tirana DKT konsiderohen nga bankat si konfidenciale, u takon organeve ligjzbatuese për të zbardhur këtë hallkë të fundit të këtij zinxhiri të lëvizjeve të parave.

Drini Kryemadhi financon LSI-në, i shlyen borxhet Monikës! 

Në vitet 2015 dhe 2016, Drini Kryemadhi ka kaluar rreth 13 mijë dollarë në llogaritë e LSI-së. Pra, nga njëra anë merrte para nga SGS-ja që favorizohej nga Meta, nga ana tjetër financonte partinë e drejtuar nga Meta. Nga ana tjetër, Monika Kryemadhi deklaron se vëllai i saj Drini Kryemadhi, në vitin 2009 i ka shlyer një overdraft me vlerë 20 mijë euro. Nuk dihet burimi i parave të Drini Kryemadhi për blerjen e aksioneve në kompaninë e ndërtimit 180 mijë dollarë dhe 20 mijë euro për shlyerjen e borxhit për Monika Kryemadhin.

Fatime Kryemadhi që shiste qepë financon të bijën Monikën

Në qarkullimin e parave përfshihet edhe mamaja e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi. Kjo e fundit ka kaluar në llogarinë bankare të Monikës 13 milionë lekë të vjetra në një rast në vitin 2014, vit të cilin zonja Kryemadhi deklaron 13 apartamente tek një pallat në Laprakë me sipërfaqe 1.4 mijë m2. Nuk dihet se cili është burimi i këtyre parave të Fatime Kryemadhit, për të cilën shoqja e saj, ish e përndjekura politike Ajtanga Lubonja, ka rrëfyer se kanë shitur qepë bashkë në Qytetin Studenti. Po a kishte nevojë realisht Monika Kryemadhi për 13 milionë lekë të mamasë së saj, në kushtet kur kishte krijuar një pasuri me vlerë miliona euro? Mos vallë Fatime dhe Drini Kryemadhi janë futur në lojë fiktivisht vetëm për justifikim formal të transaksioneve bankare dhe se paratë në të vërtetë kanë një burim tjetër, si 1.2 milionë USD të hedhura për lobim në SHBA?!

SGS përdori vëllanë e Monikës si mburojë për shkeljet

Kompania koncensionare e kolaudimit të automjeteve (2009 – 2020) nuk ka përmbushur kontratën e firmosur me Ministrinë e Transporteve, sidomos për investimet. Kompania mori asetet e DPSHTRR, i futi një të lyer pikave shtetërore të kolaudimit, mblodhi miliona euro dhe iku. Gjatë periudhës 10-vjeçare, Ilir Meta ka kontrolluar plotësisht dhe pjesërisht 7 vite Ministrinë e Transporteve dhe drejtorinë e patentave dhe targave, përmes Edmond Haxhinastos dhe Ylli Spahiut.

Pse përfaqësuesit e LSI-së pjesë e ekzekutivit nuk morën masa ndaj SGS që të përmbushte detyrimet kontraktore?

Duket qartë se SGS ka përdorur vëllanë e Monika Kryemadhit si mburojë për t’i shpëtuar llogaridhënies, kontrollit dhe masave për shkeljen e kontratës. Meqenëse SGS paguante vëllanë e Monikës, të besuarit e Metës, Haxhinasto dhe Ylli Spahiu, nuk mund të mbronin interesin publik para interesave private të SGS-së.

/Shqiptarja.com

ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Politike

Arrestimi i Sokol Bodes, Alibeaj: Policia e lidhur me krimin dhe trafikun e drogës, Rama kanabizoi vendin

11/08/2022, 23:02
Politike

Metës nuk i del inati, tjetër thirrje durrsakëve për të rrëzuar Ramën: Duhet të reagoni, të mbrojmë identitetin tonë

11/08/2022, 22:56
Kryesore

“Piramida e Saliut po shkërmoqet”, Frrok Çupi: Foltorja do të shpallet armatë terroriste nëse provokon trazira dhe dhunë në shtator

11/08/2022, 22:42
Kryesore

Shtatori, betejë për “jetë a vdekje” për Ilir Metën; kërcënon Edi Ramën me rrëzim të qeverisë

11/08/2022, 19:46
Politike

“E dimë të gjithë suksesin e importit të bananeve”, Meta zbret në Durrës: Qyteti nën presionin e mafies

11/08/2022, 19:13
Politike

“Me probleme të rënda psiqike”, juristi “shpërthen” ndaj Metës: Tregon nivelin e mjeruar të klasës politike, turpi është dhe i atyre që na i bënë president

11/08/2022, 18:09
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Samiti i Madridit dhe e ardhmja e NATO-s

Samiti i Madridit dhe e ardhmja e NATO-s

Presidenti Biden, në qendër, me liderët e tjerë të Grupit 7 në Elmau, Gjermani, 28 qershor 2022

Europa ka një problem me Amerikën

Lajmi i Dites

A është pakti i Abazoviçit me Kishën serbe një model për marrëveshjen Serbi-Kosovë?!

A është pakti i Abazoviçit me Kishën serbe një model për marrëveshjen Serbi-Kosovë?!

11/08/2022, 10:57

Lajmet e fundit

E vështirë të jetosh me Turqinë, por e pamundur pa të!

E vështirë të jetosh me Turqinë, por e pamundur pa të!

12/08/2022, 11:35
Cërrik, as presje as pik

Ben Blushi: Cërrik, as presje as pikë

12/08/2022, 11:18
Shqipëria nën pushtetin e flakëve, Emergjencat Civile përditësojnë të dhënat: 25 vatra zjarri në 24 orët e fundit

Shqipëria nën pushtetin e flakëve, Emergjencat Civile përditësojnë të dhënat: 25 vatra zjarri në 24 orët e fundit

12/08/2022, 11:01
Pse Edi Rama e hapi tani hetimin ndaj Birra Tirana?!

Pse Edi Rama e hapi tani hetimin ndaj Birra Tirana?!

12/08/2022, 10:53
Iu hoqën privilegjet si ish-kancelar, Gerhard Schroeder padit Bundestagun

Iu hoqën privilegjet si ish-kancelar, Gerhard Schroeder padit Bundestagun

12/08/2022, 10:49
Shqipëria dorëzon në KE rezolutën kundër raportit të Dick Martyt

Shqipëria dorëzon në KE rezolutën kundër raportit të Dick Martyt

12/08/2022, 10:42
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In