Kronike29 Mars 2022, 21:49

Zbulohen detajet/ Shënjestër e atentatit në Elbasan dyshohet Talo Çela, dinamika si ndodhi ngjarja

Shkruar nga Pamfleti
Zbulohen detajet/ Shënjestër e atentatit në Elbasan dyshohet Talo

Personi i plagosur në atentatin e ndodhur në Elbasan dyshohet të jetë i shumëkërkuari Talo Çela. Një makinë tip “BMW X5″ u qëllua në ecje dhe më pas personat që ishin brenda saj e braktisën mjetin duke u larguar. Pas disa orësh hetime, dyshimet paraprake janë se në automjet ndodhej Talo Çela me 2 persona të tjerë.

Sipas informacioneve, automjeti tip “BMW”, ka dalë nga rruga e Cërrikut dhe pasi ka hyrë në aksin Elbasan-Peqin është qëlluar me 20 plumba kallashnikovi. Makinës i janë shpuar gomat dhe drejtuesi ka qëndrua pranë një ure, duke u largur me shpejtësi më pas. Dyshohet se ka qenë një makinë tjetër që i ka larguar nga vendi i ngjarjes personat që ndodheshin në “BMW”. Talo Çela dyshohet se ka qenë në timon dhe mund të jetë personi i plagosur. Autor dyshohet një nga rivalët e tij.

Skandali është se Talo Çela është ndër personat më të kërkuar në vend dhe si duket ai lëviz lirshëm nëpër rrugët e vendit. Ndërkohë dyshimet janë se ai bashkë me personat e tjerë ishin duke përgatitur një atentat. Në makinë u gjet një kallashnikov dhe një bidon me benzinë. Dyshimet janë se planifikohej djegia e automjetit.

Kush është Talo Çela

Talo Çela është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi ish-Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

Çela është autori i dyshuar i ngjarjes së datës 9 prill 2019, ndodhur në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, Tiranë, ku persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion dhe më pas gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, mbeti i vrarë njëri prej autorëve kryesorë të kësaj ngjarjeje. Gjithashtu ky ai dyshohet se fshihet pas atentatit me armë zjarri të 2 vëllezërit Haxhia në Durrës.

Kronike Atentat Elbasan Talo Çela