Aktualitet27 Gusht 2018, 11:22

Zbulohen mesazhet, drejtoresha me kartelë Ermioni Çekani fton mësuesit në duel

Shkruar nga Pamfleti

Tjetër skandal në Zyrën Arsimore Kamëz, ku drejtoresha e kallëzuar penalisht për korrupsion nga ministjra Lindita Nikolla dhe që kurohet për sjellje të pakontrolluara shantazhon mësuesit për shkak të paranojave dhe çekuilibrimit mendor. Rama e futi në listën e 100 zyrtarëve më të korruptuar të shtetit shqiptar.

Nuk kanë të sosur skandalet, pazaret dhe marrëzitë në Zyrën Arsimore të Kamzës, ku protagoniste është si gjithmonë Ermioni Çekani, përgjegjëse e kësaj zyre. Ermioni Çekani po kurohet prej disa muajsh për luhatje të ekuilibrave mendorë, sjellje të pakontrolluara dhe shpërthime histerike. Ajo është kallëzuar penalisht nga Ministria e Arsimit në Prokurori për korrupsion dhe shpërdorim detyre, pas publikimit në media të disa videoskandaleve dhe audiopërgjimeve mbi veprimtarinë e saj të zezë. Vetë Edi Rama e ka shpallur në mesin e 100 zyrtarëve më të korruptuar të shtetit shqiptar. Ndërkaq, Kontrolli i Lartë i Shtetit, përmes një raporti voluminoz, e ka certifikuar këtë zyrë arsimore si zgafellë paligjshmërie.

Për shkak të paranojave të theksuara, përpos pazareve me librat dhe me emërimet në shkollat e Kamzës, Ermioni Çekani shantazhon dhe kërcënon mësuesit, të cilët i pandeh si armiq. Ajo është investuar në monitorimin e adresave reale apo false në Facebook, ku flitet për aferat e saj. Pas çdo adrese, mendon se fshihet një nga mësuesit në shkollat e Kamzës. Për rrjedhojë, Ermioni Çekani ka nisur një fushatë bombarduese me mesazhe kërcënuese dhe shantazhuese në adresë të mësuesve të caktuar.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Në rastin konkret, përgjegjësja e Zyrës Arsimore Kamëz, Ermioni Çekani, fton një mësuese bashkë me të motrën në duel në zyrën e saj. Me një mesazh të koduar, drejtoresha e arsimit urdhëron një mësuese bashkë me motrën e saj, që të paraqiten në zyrë për t’u ‘sqaruar’. Në fund të mesazhit të koduar, Ermioni Çekani shkruan se ‘bishti i qenit bisht qeni mbetet’. Duke dalë tërësisht nga kornizat e saj të detyrës shtetërore, Ermioni Çekani ka kërcënuar dhe shantazhuar në zyrën e saj edhe një ish-maturante, për jetën e jashtë institucionit shkollor. Përgjimi skandaloz do të publikohet në ditët në vijim, ku flet edhe se si ndikon tek emisioni STOP.

Për të mbrojtur pozitat e saj, për shkak të pazareve me emërimin e mësuesve dhe shitjen e librave, Ermioni Çekani, ka përdorur edhe bashkëshortin e saj, Sejdin Çekanin. Ky i fundit ka shtëpinë botuese POLIS ku boton disa libra të bashkëshortes. Ai nuk shqetësohet fare kur ia rrahin gruan në zyrë për aferat me emërimet e mësuesve, ndërsa sillet rrotull zyrës duke monitoruar pazaret. Nga ana e saj, bashkëshortja përdor detyrën shtetërore, mësuesit dhe shkollat e Kamzës për të shitur librat e saj. Ky pazar i dyfishtë në kurriz të interesit publik vijon prej pesë vitesh./Pamfleti

Aktualitet Ermioni Cekani Korrupsioni zyra e arsimit kamez