Kronike25 Shkurt 2019, 10:46

Zbulohet banda që kryente vjedhje në bashkëpunim, në pranga tre persona

Shkruar nga Pamfleti
Zbulohet banda që kryente vjedhje në bashkëpunim, në pranga

Zbulohet banda që kryente vjedhje në bashkëpunim, në pranga tre persona

Tre persona janë vënë në pranga nga policia e Vlorës të akuzuar për vjedhje në bashkëpunim.

Në pranga janë vënë shtetasit  A.K., E.Xh.. dhe G.D., të moshave 18, 27 dhe 35 vjeçar.

Ata akuzohen për vjedhjen e një lokali në lagjen “24 Maji”, por dyshohet se mbi ta rëndojnë edhe të tjera vjedhje të kryera po në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë

Arrestohen nga policia 3 shtetas për vjedhje në bashkëpunim.

Më datë 23.02.2019, në lagjen “24 Maji” është vjedhur në bashkëpunim nga 3 persona lokali i shtetasit A.Z.

Pas veprimeve të Policisë, u bë identifikimi i tyre si dhe kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve A.K., E.Xh.. dhe G.D., të moshave 18, 27 dhe 35 vjeçarë.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provave, materiale të ndryshme si; televizora, targa mjetesh etj.

Nga hetimet e mëtejshme ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të dyshuar të dy ngjarjeve të tjera në fushën e vjedhjeve për të cilat po punohet për dokumentimin e plotë të tyre.

Kronike ne pranga tre persona vjedhje ne bashkepunim