Ka thuajse një vit që pëshpëritet për dasëm mes futbollistit të famshëm Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez dhe tani fansat e çiftit mund të kënaqen. Sipas të përjavshmes ‘Novella 2000’, ylli i futbollit dhe modelja kanë thënë ‘po’ në sekret të madh, para disa javësh në Marok, me një ceremoni private dhe ‘të blinduar’. Por nga protagonistët e dasmës, nuk ka as konfirmim, as përgënjeshtrim. Fakti që Rodrigues ka quajtur Ronaldon ‘im shoq’, ka ndezur edhe thashethemet. Një burim ka thënë për revistën: “Kuptova gjithçka që 29 gushtin e shkuar. Atë ditë Cristiano vajti në Madeira tek avokatët e tij dhe ndryshoi testamentin për të përfshirë edhe Georginan. Para asaj kohe, e gjithë pasuria drejtohej nga mamaja e tij, ndërsa atë ditë ndryshoi disa klauzola dhe përfshiu edhe Georginan”.
Dasma mendohet se ka qenë e pa planifikuar. Fakti që në ‘MTV Ema’ thuajse u la ‘pas dore’ ka bërë që Cristiano të marrë vendimin dhe duke përfituar nga një e dielë e lirë, fluturoi në Marok bashkë me bukuroshen e tij për të celebruar dashurinë në dasëm. Arësyeja e gjithë këtij sekreti i atribuohet marrëdhënies së veçantë të futbollistit me nënën e tij Dolores Aveiro. Edhe pse gruaja e aprovon marrëdhënien mes të birit dhe Georginës, duket se nuk është ende gati për të pritur lajmin e një martese mes të dyve.