Sport 1 Maj 2022, 19:03

Zbulohet e ardhmja e Armando Brojës, Çelsi merr vendimin për sulmuesin shqiptar

Shkruar nga Pamfleti
Zbulohet e ardhmja e Armando Brojës, Çelsi merr vendimin për

Zbulohet e ardhmja e Armando Brojës, Çelsi merr vendimin për sulmuesin shqiptar

Ku do të luajë në sezonin e ardhshëm Armando Broja? Kjo është pyetja e cila prej shumë muajsh bëhet nga tifozët e shumtë të shqiptarit, i cili ka spikatur në Premier Ligë me lojën e tij në radhët e Sauthemptonit. 

Lojtari është në pronësi të Çelsit dhe kohët e fundit ka pasur shumë pasiguri për të ardhmen e tij, duke parë edhe ofertat që ka marrë nga klube të ndryshme. Por, një lajm i publikuar së fundmi nga “Tuttomercatoweb” është pasqyruar gjerësisht në Angli dhe tregon se si është situata aktuale me Brojën. Sipas informacioneve të siguruara, sulmuesi i përfaqësueses shqiptare do të jetë në sezonin e ardhshëm pjesë e Çelsit. 

Napoli ishte interesuar për Brojën, pasi po mendon të shesë Osimhen, meqë ka kërkesë për nigerianin. Fillimisht, Marina Granovskaia kishte shfaqur interes për të shitur Brojën për rreth 35-40 milion euro. Por pas asaj që ndodhi me sanksionet ndaj Abramoviç dhe shitjen e klubit, është vendosur që të mos hiqet dorë nga “asete” të rëndësishme siç vlerësohet tani Broja,. 

Kështu, pritet që në sezonin e ardhshëm ai të jetë përsëri pjesë e bluve londinezë dhe do të tentojë shansin e tij për të fituar hapësira në sulm, duke përfituar nga forma jo e mirë që po kalon Lukaku, i cili edhe mund të sakrifikohet në këtë verë nga Çelsi. 

Sport Armando Broja sulmuesi kuqezi